Albspirit

Media/News/Publishing

Lindja rekord, ndodh një herë në 48 milionë raste

Ditëlindjet zakonisht festohen në familje, por një çift bashkëshortësh kanë kaluar çdo limit. Caitlin dhe Tom Perkins janë një çift australian nga Dirranbandi, Queensland, të cilët kanë lindur në të njëjtën ditë, më 16 gusht të vitit 1986, me vetëm 50 minuta diferencë nga njëri tjetri. Mes tyre lindi dashuri me shikim të parë dhe e kanë quajtur gjithmonë të pazakontë, faktin se festonin që të dy ditëlindjen në të njëjtën ditë. Por rastësia e tyre nuk mbaron këtu. Nëntë muaj më parë gruaja mbeti shtatzënë, duke kurorëzuar më në fund dëshirën e saj për të krijuar familje. Mirëpo ajo nuk e kishte imagjinuar asnjëherë atë që i ndodhi. Në 16 gusht ditën kur ajo dhe i shoqi festonin ditëlindjen e 30, erdhi në jetë vajza e tyre Lucy Marie Perkins. Vogëlushja erdhi në jetë një javë para kohe, me lindje natyrale, duke i lënë pa fjalë prindërit dhe jo vetëm, për rastësinë e pabesueshme. Lindje të tilla ndodhin vetëm një herë në 48 milionë raste, ku nëna, babai dhe fëmija festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

 

Please follow and like us: