Shqipëria “atdheu rezervë”, detaje interesante të jetës së komunitetit izraelit në Shqipëri. Bilanci pozitiv i marrëdhënieve mes dy popujve në kuadër të 25-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-izraelite

hebrenje-2

 

Shqipëria është quajtur si atdhe rezervë për hebrenjtë. Është përdorur ky togfjalësh nga Lidhja e Kombeve qysh pas Luftës së parë Botërorë. Ndërsa në Luftën e II Botërore  Shqipëria do të kthehej në një shtëpi të sigurt për hebrenjtë.  Sot festohet 25-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-izraelte por marrëdhënia mes dy vendeve është shumë herë më e hershme. Por pjesa më e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy popujve është ajo e pas luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte vendi i shpëtimit të hebrejve nga vdekja. Në atë kohë, erdhën në Shqipëri hebrenj nga Austria, Greqia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Rumania etj. Studiuesit kanë publikuar lista të herbenjve që arritën të shpëtojnë falë shqiptarëve. Në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 3240 hebrenj. Qytetet shqiptare si Berati, Elbasani, Kruja, Kavaja, Shijaku, Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra, Gjirokastra etj., u bënë streha e sigurt e hebrenjve.

“Yad Vashem” (“Yad Vashem-i” është autoriteti qëndror i përkujtimit të martirëve dhe heronjve të Holokaustit, me seli në Jerusalem) deri më tani ka dokumentuar dhe njohur zyrtarisht 70 shqiptarë si “fisnikë” të shpëtimit të hebrenjve gjatë holokaustit.

hebr 6Pra Shqipëria i strehoi dhe i respektoi zakonet, festat e hebrenjve me përjashtim të fesë.

Në mesin e muajit mars, herbrenjtë kishin një festë të tyren fetare dhe për ta festuar iu duhej një lloj buke unike që gjendej në Izrael. Çdo vit vinte nga Izraeli një sasi buke e nevojshme që hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri të mund ta festonin. Kjo zgjati deri në vitin 1967, kur regjimi komunist ndali ushtrimin e  fesë për të gjtiha besimet. Një artikull i botuar në Shqiptarja.com, jep detaje të këtij moment.

Buka e ndaluar e hebrenjve

Në mars 1967, në një vapor në portin e Durrësit ishin bllokuar 7 kuintal bukë. Ishin dërguar nga Izraeli në adresë të besimtarëve hebrej për festën e tyre fetare, që festohet në mes të muajit mars. Kjo gjë ndodhte prej shumë vitesh. Edhe më parë kishte pasur pengesa, në të shumtën e herëve burokratike, por gjithnjë, komuniteti i vogël hebre në Shqipëri, ia kishte dalë t’i siguronte peksimetat dhe të tjera dërgesa nga Izraeli dhe i kishin vijuar ritet e tyre me besnikëri. Por në mars të 1967 duket se shënohet fundi i kësaj tradite, të paktën zyrtarisht, në Shqipërinë komuniste. Me ndalimin e çdo riti fetar në Shqipëri, edhe hebrejtë nuk u lejuan më të praktikojnë besimin e tyre. Madje ndaj tyre u ushtrua po aq dhunisht ndalimi i çdo riti e tradite fetare, sikurse për fenë myslimane e katolike.

Dokumenti sekret i 4 marsit ’67, i zbardhur nga Shqiptarja.com, që na e vërteton këtë, ka lidhje pikërisht me bukët karakteristike që hebrejve ju vinin çdo vit nga Izraeli.

hebr7Sekretari i parë i Komiteitt të Partisë rrethit Durrës, Rita Marko, i shkruan Komitetit Qëndror, duke specifikuar Ramiz Alinë dhe i raporton për këtë çështje. Sekretari i parë Marko njofton se “kanë ardhur 7 kv bukë e tillë në adresë te Haim J. Battino, me banim në Tiranë (rruga “Prokop Myzeqari”, nr. 41)…” dhe më tej shkruan se është pikërisht ky person që e bën mandej shpërndarjen e bukës në gjithë besimtarët hebrenj. Ai bën me dije se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti problem dhe se ishte propozuar që të trefishohej taksa doganore, por propozimi nuk ishte marrë parasysh nga kryeministria. Në kuadër të luftës kundër ideologjisë e paragjykimeve fetare, Rita Marko propozon të ndalohet edhe ky rit fetar.

Në dosjen ku ruhet, në fondin 14 në AQSH, përveç kësaj shkrese është vënë në ruajtje edhe një pusullë me shkrim dore, ku njoftohej dy ditë më vonë, një nga drejtuesit e sektorit të propagandës në Komitetin Qëndror, Dashnor Mamaqi, të cilit i thuhet se me porosi të Hysni Kapos do të hetohet se cili është ky person (Haim J. Battino) në adresë të të cilit kanë ardhur bukët.

Dosja arkivore nuk e zbardh të plotë  përfundimin e kësaj ngjarje, por sipas burimeve arkivore të mëvonshme del se kjo çështje u mbyll këtu dhe nuk u lejua më që këto bukë të shkonin në adresë të hebrejve që jetonin në Shqipëri.hebrenj

hebrenj2