Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjela: Përveç Majkos të gjithë në Tiranë ishin kundër bombardimit të Beogradit

Ngjela: Përveç Pandeli Majkos të gjithë në Tiranë ishin kundër bombardimit të Beogradit

Avokati i njohur Spartak Ngjela kujton sot 70 vjetorin e ish- Presidentit amerikan Bill Klinton duke e quajtur njeriu që shpëtoi shqiptarët nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Ngjela shkruan se në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

“Sot, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, feston 70 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Shqiptarët duhet ta festojnë.

Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tirane, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Në ende nuk ia kemi bërë nderimin historik Bill Klintonit në Shqipëri, sepse ende nuk i kemi larë duart politikisht as me kundërshtarët e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Por, sigurisht që do t’i bëjmë…”, shkruan Ngjela.

Please follow and like us: