Shpjegime për ëndrrat që shohim
Te gjithe shohim endrra dhe kur zgjohemi mundohemi te kuptojme domethenien e tyre. Flasim me te njohurit tane, madje shkojme dhe ne njerez qe dine ti japin ‘shpjegim’ endrrave. Jane botuar shume libra qe shpjegojne ne nje fare menyre endrrat. Sot ju sjellim nje shpjegues te endrrave, ose te sendeve, objekteve apo veprimeve qe ne shohim ne enderr.
Argetim: Po pate ne enderr se po shijon nje eveniment argetues ke per te marre lajme fantastike nga nje person qe ndodhet larg.
Baker: Cfaredo qe shikon qe eshte prej bakri do te thote se ke per te bere nje njohje te re. Bakri i kuq do te thote nje propozim erotik. Bakri i verdhe ka si kuptim jeten me bollek, kurse bakri jeshil semundje.
Barishte: Nese shikon qe ha barishte, cdo gje ka per te ardhur se prapi, semundje, merzitje, trishtim dhe veshtiresi ekonomike.
Blerje: Nese shkon per te blere, sukses dhe gezim ka per te ardhur ne shtepine tende.
Bore: Po pate se po bie bore pa qene dimer, ke per te hasur veshtiresi. Bora e piste do te thote merzitje dhe pabesi, ndersa bora e bardhe eshte simboli i gezimit dhe i dashurise se kulluar. Nese mbledh bore ke per te debatuar.
Borxhe: Nese ne enderr shikon se ke borxhe, ke per te fituar nje sasi te mire lekesh, perkundrazi nese shikon qe i paguan borxhet kjo do te thote qe ke per te marre borxh.
Bresher: Bresher qe bie do te thote se do tju ftojne ne nje feste. Por ka edhe kuptim negativ, sidomos nese bresheri bie ne deren tuaj, naten. Bresher me diell do te thote se ke per te kaluar nje periudhe me veshtiresi ekonomike qe me vone do te vije begatia.
Buke: Po pe ne enderr qe e ndan buken tende me te tjeret, ke per te gjetur ortake te mire. Buka e papjekur ka kuptimin e lajmeve te keqija. Shume buke apo buke te fresketa eshte enderr pozitive. Ndersa buka bajate apo e mykur do te thote varferi dhe halle. Buka e bardhe simbolizon fitimin, kurse buka e zeze tregon merzitjen. Buka me susam eshte nje enderr e perkryer. Buka e kishes (nafora) tregon fejese apo martese kurse buka me sheqer parashikon lajme te hidhura. Shume dridhe (therrime buke) kane si kuptim shpenzime te kota.
Bukuri: Nese shikoni nje person te bukur ose veten tuaj te bukur kjo do te thote se do te kesh lumturi, shendet, jetegjatesi.
Bursa: Nese shikon enderr qe ndodhesh te bursa shume shpejt ke per te patur perfitime te papritura. Por nese shikon se po luan ne burse ke per te humbur leke kot.
Buze: Buzet e bukura ne enderr simbolizojne dashuri pasionante, ndersa buzet jo te bukura jane per zgjenjim erotik.
Buzeqeshje: Nese shikon se ti buzeqesh, endrra eshte e mire, por ki kujdes nese buzeqeshin armiqte e tu.
Dallendyshe: Po pe ne gjume se dallendyshet jane duke fluturuar, ke per te marre lajme te mira. Fole dallendyshesh do te thote sukses familjar. Nese godet nje dallendyshe ka per te ndodhur ndonje aksident dhe shkatari ke per te qene ti. Nese ndonje beqar shikon se kap nje dallendyshe, shume shpejt ka per t’u martuar dhe krijuar familje.
Dimer: Te pret semundje, nese shikon ne gjume dimer.
Dore: Nese ne gjume shikoni se duart tuaja jane me te medha nga çjane ne te vertete, ke per te arritur progres ne fushen profesionale. Nese dora juaj eshte djegur, prere apo gjakosur, ke per t’u merzitur dhe per t’u ndjere shume i vetmuar. Nese shikon se duar e tua jane te pasterta dhe te mirembajtura, ke per te patur suksese, perkundrazi nese jane te pista apo me balte ke per te deshtuar. Nese gje vajze shikon ne enderr se nje burre i mban doren apo ja puth, ka per te krijuar nje marredhenie te paligjshme dhe kane per te dale llafe. Duart e lidhura kane si domethenie situata te komplikuara, kurse duar qe lahen eshte tregojne nje grupim te kendshem.
Duartrokitje: Nese shikon ne gjume se te duartrokasin per diçka kjo do te thote se kane per te te caktuar diçka dhe ke per ta realizuar me sukses. Nese ti duartroket dike, ndodhesh ne nje gjendje shume te mire fizike. Po degjove duartrokitje pa pare se kush duartroket, ke per te trasheguar diçka te papritur nga nje i aferm i larget.
Flori: Nese shikon ne enderr flori apo cfaredolloj objekti te arte ke per te takuar nje shokun tend i cili do te sillet ne menyre egoiste dhe ashper. Nese gjen dicka te florinjte dikush ka per te te mashtruar. Ari qe eshte i veshur do te thote shume fitime.
Frigorifer: Nese pate ne enderr ndonje frigorifer, do te thote se me person tuaj te dashur marredheniet kane per t’u ftohur. Nese shikon se vendos gjera ne frigorifer do te thote se kane per te te treguar nje sekret te madh. Nese merr gjera nga frigoriferi, ka per te te ardhur nje vizitor i papritur.
Fshatar: Po pate ne enderr nje fshatar ki kujdes per sendet qe ke blere. Per ata qe nuk ka lidhje me sendet e blera, endrra paralajmeron qe te mos e peqafojne personin qe afrohet dhe te jene te rezervuar persa i perket qellimeve te tij
Ftohtesi: Po pate ne enderr se jane ftohur marredheniet tuaja me dike, ke per tu pajtuar me ate person me te cilin jeni keqkuptuar.
Gershere: Ne pergjithesi gershera nuk eshte enderr e mire. Simbolizon grindjet dhe ndarjet, si per te martuarit ashtu edhe per te dashuruarit. Nese shikon se jep apo merr gershere ke per te patur telashe te medha, aq me teper nese gershera eshte e hapur. Nese shikon ne enderr se humbet gershere, atehere endrra eshte e mire sepse ke per te kaperxyer te gjitha veshtiresite.
Gezim: Nese shikon ne enderr qe gezohesh, ke per te qene i lumtur, perveç rastit kur gezohesh nese dikush peson diçka sepse ne kete rast ke per te dhene llogari per veprimet e tua. Nese shikon femije te lumtur do te mbizoteroje lumturia ne shtepine tende.
Gjatesia: Nese enderron se ti apo te tjeret jane me te gjate nga çfare jane ne te vertete, do te te vije nje sukses i befasishem dhe i rendesishem.
Gjenjeshter: Nese sheh se thua genjeshtra qe t’i shmangesh nje denimi, do te jesh i pandershem karshi dikujt. Nese thua genjeshter per te ndihmuar dike, kane per te te bere kritike te ashper dhe te padrejte per qendrimin tend. Nese te tjeret thone genjshtra atehere nje i aferm i juaji ka per te tradhetuar, ose disa kane per te te bere nje kurth.
Gogesitje: Nese gogesini ju apo te tjeret, endrra paralajmeron veshtiresi, semundje dhe deshtim ne sektorin profesional.
Hamall: Nese shikon ne enderr qe je hamall, ke per t’u lodhur nga punet e tua nga te cilat nuk ke per te marre fryte. Nese nje hamall mban plaçat tuaja pergatituni per ndonje udhetim se shpejti.
Hape, ilace: Nese shikon se pini ilace, ke per t’u merzitur per dicka, dhe nese i jep ilace dikujt, ti ke per te merzitur dike.
Harem: Kjo enderr eshte e keqe sido qe te jete edhe nese gruaja eshte e mbyllur ne harrem apo burri e ka haremin.
Harte: Nese shikon se je duke pare nje harte ke per te bere udhetime, ndoshta edhe te promovohesh ne punen tende.
Hekur: Objektet prej hekuri simbolizojne te fortet, si miqte edhe shoket prandaj beni kujdes.
Hinke: Ne enderr nje hinke e mbushur do te thote se ke per te humbur ne letra, ndersa nese hinke bosh do te thote se ke per te bere diçka qe nuk do te veje mire. Nese hedh ndonje leng me hinke, ke per te patur fitime por jo shume te medha.
Hon, Humnere: Enderr shume e keqe sepse parashikon semundje, merzi dhe shume veshtiresi.
Jeshillek: Po pate ne enderr bar jeshil kjo do te thote se keni shume shpresa ne rast te kundert nese eshte e thate dhe e verdhe kjo eshte trishtim.
Kapister: Nese shikon ne enderr nje kale qe i ke vene kapister do te thote se arritur te realizosh nje çeshtje te veshtire qe te kane realizuar. Por nese kapistra keputer vonesa te shumta dhe veshtiresi ke per te hasur ne rrugen tende.
Karmonedhe: Nese shikoni karmonedha te reja dhe te hekurosura keto tregojne komoditet ekonomik, kurse karmonedhat e pista dhe te zhubravitura tregojne per probleme ekonomike.
Karton: Kartoni simbolizon nje situate te pashprese per te ardhmen.
Kasaforte: Nese endrra jote ka kasaforte atehere disa veta do perpiqen te te mashtrojne, per te te zhvatur para. Kasaforta e mbushur tregon deshiren e madhe per te fituar para ndersa kasaforta bosh tregon friken se mos deshtosh.
Kasap: Nese ne endrren tuaj eshte nje kasap qe therr nje kafshe, ki kujdes qe te mos firmosesh ndonje dokument. Gjithashtu njerezit e tu mund te gjenden ne rrezik. Po pe kasap te prese dhe te shese mish, ke per tu sjelle ne menyre te pakujdesshme dhe ke per tu ekspozuar.
Kercim: Nese nje vajze shikon ne enderr kercim (vallezim) se shpjeti ka per t’u martuar. Kercim ne natyre do te thote shendet perfekt, dhe nese je kercimtar i mire do te thote se ke per te arritur ate qe do.
Kerkoj: Nese shikon se je duke kerkuar diçka ne toke, ke per te hasur veshtiresi ne pune. Nese kerkon xhepat e tu, ke per te patur dyshime te pabaza per diçka.
Kloroform: Nese perdorni kloroform per narkoze, ki kujdes nga persona qe nuk ke shume besim.
Kofshe derri: Ne cilendo menyre qe shikoni mish derri kjo do te thote se do te marresh lajme te liga dhe trishtime te medha.
Krife: Nese shikon ne enderr krifen e luanit apo krifen e kalit ke per te marre nje ftese.
Krishlindje: Te gjitha endrrat qe kane lidhje me krishlindjet kane lidhje me dashurine, shendetin dhe harene.
Ledhatim: Nese ledhaton dike apo te ledhatojne, nje person ka per te te mbeshtetur.
Leng frutash: Nese pi ne enderr lng frutash ke per te patur ndjenje fajesie te madhe per diçka qe nuk ke bere.
Leter: Nese shikon ne enderr se zhubros nje cope leter ke per te paturn nje shqetesim te madh ne familjen tende. Leter korrespodence do te thote se do ju vijne lajme te mira, ndersa leter bosh e bardhe ka kuptimin se problemet e tua do te zgjidhen. Letra me ngjyre apo e vizatuar do te thote se ke per t’u rregulluar apo stabilizuar. Nese flak apo fjek leter ke per te patur mundesi te reja profesionale, ndersa nese gris leter te shkuajtur do te thote se ke per tu zhgegjyer.
Ndarje: Nese shikon se ndahesh me nje person do te lidhesh akoma me shume me njeriun qe do. Nese ndahesh nga familja jote, do te ndjesh me shume dashuri per ta.
Ngjyre, Ngjyrosje: Nese shikon ne enderr qe ngjyros apo merresh me ngjyrat ke per te patur sukses te madh ne jeten tende.
Odeon: Nese studion ne shkolle muzike ke per patur sukses ne profesionin qe ushtron.
Oqean: Nese oqeani qe shikon eshte i pafund ke per te marre nje iniciative te madhe dhe te re. Nese oqeani eshte i trazuar, atehere ekziston nje rrezik qe te kercenon. Nese je duke notuar ne oqean atehere do te shlirohesh nga hallet e perditshme dhe do kalon nje peridhe te qete dhe te kendshme.
Ore: Ne ne enderr je duke pare oren kjo do te thote se ke per te humbur ndonje takim.
Otorinolaringolog: Nese sheh ne enderr se ke probleme me veshet dhe shkon tek doktori, atehere ke per te degjuar lajme te keqia per ndonje njeriun tuaj te dashur qe ndodhet larg.
Para: Nese shikon se ke para ne dore, kjo ka per te te sjelle varferi dhe fatkeqesi. Nese merr para nuk kane per te te dhene ate qe te kane borxh, ndersa nese gjen para do te shkaterrohesh. Nese shikon se je i varfer dhe nuk ke kacidhe, fat i madh dhe sukses te pret.
Pellembe: Po pate ne gjume se ha pellembe nga prinderit, ki kujdes se mos besh diçka te gabuar. Po e hengre shuplaken nga ndonje i huaj ke per te hasur merzi dhe poshterim.
Pergjim: Nese pergjoni, do te thote se do te turperoheni per diçka qe keni bere dhe do tju kapin me presh ne dore, por nese shihni te tjere qe pergjojne do te thote se do perballoni situata te veshtira.
Pershendetje: Nese dy te dashuruar pershendetin njeri-tjetrin duhet te pergatiten ta pershendesin edhe ne realitet. Nese shikon se te pershendesin ty do te thote se ke per te ndryshuar pune.
Peshk: Ne pergjithesi peshqit ne enderr jane nje enderr e favorizueshme, qe do te thote gezim dhe lumturi, kryesisht nese i shikon qe notojne ne uje. Nese ha peshq do te arritesh nje sukses per diçka shume te rendeshme. Nese shikon peshq ne ujra te kulluar (shume te paster) ke per te fituar favorizimin e disa njerezve te rendesishem. Nese shikon peshq ne treg, ke per te bere udhetim te kenshem. Peshqit e ngordhur do te thone merzitje.
Peshkim: Nese shikoni ne enderr se peshkoni, ke per te fituar shume nga punet e tua. Peshkimi me rrjete do te thote sukses. Nese peshkoni me fillospanje ke per te marre nje trashegimni. Nese peshkoni me grep do te kesh sukses ne dashuri.
Peshperime: Nese shikoni ne enderr se degjoni peshperitje ne gjumin tuaj, qendroju larg thashethemeve.
Pleshta: Po pe ne enderr pleshta do kesh shendet te mire, nese jane siper teje do fitosh shume para. Nese shikon pleshta tek te tjeret, ne kafshe, apo nese i vret ke per te perballuar nje trishtim apo nje varferi te madhe.
Pranga: Nese je i prangosur ke per te korrur sukses ne fushen profesionale.
Qilim: Po pe ne enderr qe po shet qimila ke per te ber nje udhetim zbavites. Nese blen qilim ke per te patur nje fitim ne te holla. Ne rast se shtron qilimin do te thote se ke per te patur nje vizite te papritur. Nese ecen ne qilim te bute kane per te ndodhur gjera te gjera te kendshme ne famijen tuaj. Por nese shikon se po shkund qilimin do te thote se ke per te patur gjera ters. Qilim i grisur, i shpuar, jane per veshtiresite ekonomike dhe ndoshta lodhje nervore per shkak te punes.
Rrogoz (gjera me thurje): Nese shikoni ne enderr objekte me thurrje, do te fitosh dashurine e vertete. Nese shtepia juaj eshte e mbushur me objekte te thurur, ka per te ardhur nje periudhe lumturie dhe begatie. Nese je i shtrire ne rrogoz ke per te marre nje trashegimni.
Shpatullat: Shpatulla te zbuluara (pa rroba) do te thote se keni per te patur ndryshime te kenaqshme ne jeten tuaj. Ndersa shpatulla te lodhura apo te plakura kane kuptim se do te ndodhin probleme dhe halle. Shpatull e thyer ka si kuptim vdekjen. Shpatulla te bukura femerore parashikojne pasion erotik, ndersa shpatullat te semura jane shenje deshtimi.
Sup: Nese ha diçka ne sup, psh. fruta apo perime, kuptimi i endrres varet nga lloji i asaj qe ha. Por nese ha diçka qe gatuhet, te presin dite te veshtira dhe kane per te te ndodhur gjera te pakenaqshme.
Tapa veshesh: Nese ke vene tapa veshesh do te thote se je egoist dhe ”shurdhohesh”, nuk degjon keshillat qe te japin shoket te cilet duhet t’i degjosh. Por nese shikon se i heq tapat e vesheve atehere shume halle qe te mundojne do te perballohen me vendosmeri dhe do te kene fund te mbare.
Te pjekura: Mishi i pjekur apo çdo gje tjeter e pjekur, eshte nje shenje se do te fitosh mjaft leke, vleresim social dhe shendet.
Tretje: Nese shikon ne enderr qe e tret mire ushqimin ke per t’u semurur, ne rast te kundert nese nuk e tret mire dhe ke veshtiresi ne tretje ke per te patur shendet te mire.
Vdejka: Eshte gjithmone shenje e keqe sepse ka gjithnje lidhje me vdekjen.
Vejushe, Vejan: Po pate ne enderr vejushe apo vejan ke per te mesuar diçka te trishte.
Vote: Nese enderroni se votoni, atehere keni per te ndihmuar dike me sukses te plote.
Xhandar: Po pe ne enderr nje xhandar ke per te patur nje familje te lumtur. Nese je ti xhandari, disa veta qe hiqen si miqte e tu kane per te te hedhur ne gracke dhe ke per te patur telashe.
Zgjebe: Nese shikon se ke zgjebe, te pret varferia. Por nese shikon se kurohesh, ke per te patur sukses ne punen tende.
Zhavorr: Po pe ne enderr se je duke ecur ne rruge me zhavorr ke per t’u semurur, ndersa po pe nje grumbull zhavorri plani yt i madh ka per te deshtuar.