Sot 25-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri- Izrael
Ambasada izraelite: Mirënjohje për kontributin e jashtezakonshëm të Shqiptarëve në mbështetje të Hebrenjve
Sot festohet 25 vjetori i vendosjes se marrdhënieve Shqipëri – Izrael. Këto 25 vite reflektojnë marredhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij Hebre, të cilat kanë në themel kontributin e jashtëzakonshëm të Shqiptarëve në mbështetje të Hebrenjve gjatë periudhes së Holokaustit. Marrëdhënie të rëndësishme për dy popujt të cilat janë në intensifikim konkret në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe investimeve në Shqipëri. Shqiptarët dhe Hebrenjtë kanë të përbashkëta prekëse në historitë e tyre, por përmes vështirësive janë bërë më të fortë. “Mirënjohje e veçantë komunitetit Hebre dhe personaliteteve Shqiptare dhe Hebreje për kontributin në këtë miqësi historike që ekziston dhe do të shkruajë faqe të reja”, theksohet në deklarataën e ambasadës së Izraelit ën Shqipëri.
Me kete rast u zhvillua nje takim miqesore midis Ambasadorit Izraelit Z. Boaz Rodkin dhe Ambasadorit Shqiptar ne Izrael Z. Bardhyl Canaj, Komunitetit Hebre dhe Konsullit te Nderit te Izraelit ne Shqiperi Z. Rodolf Xhillari si dhe miq te Ambasades.