Turqi, mandate arresti kundër 146 universitarëve të dyshuar për lidhje me Gulenin
Prokuroria turke nxorri sot mandate arresit kundër 146 universitarëve, kryesishtë në qytetin e Stambollit dhe Konya-s (qendër), për lidhje të mundshme me Fethullah Gulen, i akuzuar se është truri i puçit të dështuar në Turqi, njoftoi media lokale. Këto mandat-arresti janë nxjerrë kundër 84 universitarëve, kryesisht në Konya dhe 62 të tjerëve në Universitetin e Stambollit. Të paktën 44 universitarë janë vënë në paraburgim në Universitetin e Stambollit dhe 29 të tjerë në Konya në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në 17 provinca të vendit, theksojnë agjencitë e lajmeve Anadoll dhe Dogan.
Please follow and like us: