Turqi, zbulohet një mozaik 2 000 vjeçar për horoskopin
Gjatë gërmimeve në lagjen Hisar të qytetit Bursa në Turqi janë gjetur rrënoja muri me “mozaikun e Mitrasit”, që mendohet se i përket periudhës romake dhe daton me shekujt 2 dhe 3 të erës sonë.
Muzeu trajton temën e shenjave të horoskopit dhe stinët e vitit, transmeton TRT. Veçoria karakteristike e këtij mozaiku romak është se përshkruan kalimin e një viti diellor brenda 12 grupeve më të mëdha të yjeve.
Gjithashtu mozaiku simbolizon 12 muajt e vitit, shenjat e zodiakut, 4 stinët e vit dhe ditët e solsticit dhe ekuinokseve. Mozaiku është i veshur me figura kafshësh dhe motive natyrore, ndërsa në qendër përshkruhet “Mitra”, e cila simbolizon diellin.
Please follow and like us: