Shefi i EURALIUS flet për katër parimet vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

Afatet, institucionet, roli i vëzhguesve ndërkombëtarë dhe roli i bashkëpunëtorëve të drejtësisë, janë katër parimet tek të cilat janë përqëndruar ekspertët e EURALIUS për zbatimine  procesit të vetingut. Shefi i Misionit Euralius, tha për këtë çështje se: Komisioni i Bashkimit Europian më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona euro të fondeve të taksapaguesve të Bashkimit Europian”, thorë Rainer Deville, drejtuesi i Misionit Euralius.

Këto parime Euralius i publikoi të mërkurën në faqen e vet në “Facebook”, menjëherë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm për drejtësinë, por postimi u hoq, pas një ankese të demokratëve pranë Komisionit Europian.

Postimi i hequr vinte në dukje ndryshimin mes Misionit Euralius dhe Partisë Demokratike për mënyrën sesi duhet të përkthehen në ligj 4 parimet që procesi i vetingut të jetë i drejtë, efikas dhe të kthejë besimin e publikut te drejtësia, raporton TCH.

Të njëjtin lexim i bëri edhe kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi.“Kjo është e ndryshme nga ajo që ka pretenduar PD-ja. Është reflektuar në qëndrimin që është mbajtur dhe besoj se edhe PD-ja do ta kuptojë që është një gjë që duhet mbajtur në këtë mënyrë në konsideratë”, shprehet Xhafaj.

Ligji i vetingut konsiderohet si ligji më i vështirë dhe me delikat i reformës në drejtësi dhe, mesa duket, ai do të vendosë në prove sërish vullnetet politike për zbatimin e reformës në drejtësi.