Albspirit

Media/News/Publishing

15-vjeçarja e përdhunuar nga i ati. Zbulohet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore

 

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë faktuar se 15-­vjeçarja me inicialet E. Përgjegji është përdhunuar.

Ky konkluzion doli pasi mjekët gjinekologë kontrolluan vajzën që denoncoi të atin për përdhunim si dhe nga analizat laboratotike të rrobave të adoleshentes.

Zyrtarë të Policisë Dibër pohuan se nuk mund t’u besonin vetëm pohimeve të vajzës nga Kastrioti, por duheshin prova dhe fakte për të provuar se ajo ishte përdhunuar.

15 vjeçarja është transportuar me ambulancën e spitalit rajonal të Peshkopisë dhe e shoqëruar nga forcat e rendit drejt Tiranës, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Në laborator janë dërguar edhe rrobat që vajza kishte veshur ditën e ngjarjes së rëndë. Drejtues të Policisë thanë se tashmë është e faktuar se e mitura është përdhunuar.

Ndërkohë Policia e Dibrës ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Efektivë të saj kanë marrë dëshmi të tjera në fshatin Përgjegje për 46­v-jeçarin Guri Përgjegji.

Burime pranë Prokurorisë Dibër thanë se do të kërkojnë burg pa afat për monstën e Dibrës.

Please follow and like us: