Albspirit

Media/News/Publishing

46 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Prishtinë, 20 gusht 2016 – Edhe këtë fundjavë në vendkalimin kufitar të Morinit pati fluks të madh të kosovarëve që kanë udhëtuar për pushime në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 46 mijë shtetas kosovarë. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit, të shtunën, aty kanë kaluar 26 mijë kosovarë.

Kjo ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash, ku ka ndodhur edhe një përplasje mes dy automjeteve me targa të Kosovës, e cila fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Të dhënat e policisë shqiptare flasin për një numër të vogël të aksidenteve në rrugën e Kombit nga 1 qershori deri më 16 gusht, të cilat nuk kanë pasur asnjë pasojë me jetë njerëzish.

Sipas të dhënave të policisë rrugore gjatë kësaj periudhe kohore, në akset rrugore të qarkut Kukës, kanë ndodhur 6 aksidente, janë vendosur 2 mijë e 768 masa administrative dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi, raporton gazeta “Zëri”. (r.m.)

Please follow and like us: