Basha: Sadri Abazi, shtesë pa leje tek Zogu i Zi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot deputetin socialist Sadri Abazi se po nderton pa leje tek Zogu i Zi
“Ne keto momente, nje shkelje brutale e ligjit po ndodh ne mes te Tiranes me lejen e Edi Rames. Edhe pse godinat e paligjshme te oligarkut te tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kane vendim prishje, ai per 3 dite ka shtuar nje kat te tere pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. Mijera njerez kane hyre ne burg keto tre vite dhe jane edhe sot ne qeli per nje avlli pa leje, apo nje rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e ze ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda qe qeveris ben c’te doje, te sunduarit, shqiptaret jane te ndaluar. Kjo padrejtesi duhet te marre fund. Banda e Edi Rames duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhe shume shpejt. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, ka deklaruar kreu i PD, Lulzim Basha.