Albspirit

Media/News/Publishing

FBI nis hetimin për lidhjet e SHBA me korrupsionin miliarda dollarësh në Ukrainë

 

 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja po hetojnë lidhjet e mundshme të SHBA-së me korrupsion më të madh në historisë e Ukrainës.

Ky hetim përfshin lidhjet e ish-presidentin Ukrainas me punën e kompanive amerikane të kryesuara nga operativët politike si Paul Manafort dhe Tony Podesta.

CNN raporton duke cituar zyrtarët e zbatimit të ligjit të SHBA-ve se hetimi po investigon nëse kompanitë amerikane dhe sistemi financiar janë përdorur për të mundësuar korrupsionin e ish-presidentit pro-rus ukrainas Viktor Yanukovych.

Në përgjigje të një raporti të “The New York Times” të hënën, Manafort mohoi çdo gjë në një deklaratë: “Unë kurrë nuk kam marrë një pagesë të gatshme parash, sic ka raportuar “The New York Times” dhe as punuar ndonjëherë për qeveritë ukrainase apo ruse”, tha ai.

Nga ana tjetër “The New York Times” raportoi se ai kishte marrë pagesa me vlerë më shumë se 12 milion dollarë, gjatë pesë viteve të fundit, të dhëna këto që i gjen të detajuara në raportet e fshehta të Partisë së Janukoviç.

Please follow and like us: