Albspirit

Media/News/Publishing

Gabimet më të mëdha në histori

 

Lumi Neman, qershor 1807.

Në lumin që ndodhet në kufirin e Rusisë, një trap gjigant është duke lundrues në afërsi të qytetit francez të Tilsit.Napoleon Bonaparti qëndron në mbi trap, duke parë qiellin e natës. Njeriu më i fuqishëm në Evropë sapo i ka diktuar kushtet e paqes Carit rus, Aleksandri I. Pas disfatës shkatërrimtare të ushtrisë ruse në Betejën e Friedlandit, 37-vjeçari ka pushtuar të gjithë kontinentin evropian. Ky është kulmi i fuqisë së tij – dhe pika në të cilën me të vërtetë nuk ka arsye që të vazhdojë të luftojë.
Tani ka nevojë vetëm të përqendrohet në sigurimin e perandorisë së tij. Por pikërisht këtë, ai nuk mund ta bëjë. Gati pesë vjet më vonë, Napoleoni ndodhet përsëri në Neman. Këtë herë ai dhe 600.000 ushtarët e tij janë në prag të një lufte nga toka, kundër Rusisë. Një bast i panevojshëm, që përfundimisht do t’i kushtojë perandorit francez gjithçka, dhe do të ndryshojë rrënjësisht Evropën.
Që nga koha e marrëveshjes së Tilsit, Aleksandri I ka qenë në fakt, një nga aleatët e rëndësishëm të Napoleonit, kundër armikut të tyre të përbashkët, Britanisë së Madhe. Por rusët janë gjithnjë e duke u bërë një halë në syrin e Napoleonit, teksa fitojnë forcë ushtarake dhe injorojnë urdhrat diplomatike nga Parisi.
Zgjidhja e Napoleonit është që të marshojë drejt Moskës, sa më shpejt të jetë e mundur. Për të mbajtur ushtrinë franceze me furnizime gjatë këtij udhëtimi masiv, trupat e armatosura ndiqen pas, nga dhjetëra mijëra karroca, karroca, kuaj dhe vagonë. Por, në fund të fundit, nuk ka mjaftueshëm dhe ata përparojnë shumë ngadalë. Pas vetëm një kohe të shkurtër, linjat e furnizimit mbeten me qindra kilometra prapa trupave, dhe mijëra ushtarë vdesin nga uria dhe sëmundjet, para se të jetë shkrepur qoftë edhe një pushkë e vetme. Ndërkohë, ushtria ruse ka kryer në një tërheqje të rregullt, duke shmangur Grande Armee dhe përparimin e saj me një zhdërvjelltësi mbresëlënëse, duke lënë pas asgjë tjetër, pos tokës së djegur.
Pavarësisht kësaj, Napoleoni shtyn trupat e tij pa mëshirë përpara, dhe përfundimisht merr pa luftë, një Moskë të boshatisur dhe të djegur nga rusët. Vetëm një e gjashta e trupave fillestare mbërrijnë deri në këtë pikë. Pas mureve të Kremlinit, Napoleoni pret më kot për Aleksandrin I, që të dorëzohet. Refuzimi i Carit për të negociuar, do të thotë një fund i papritur për aventurën ruse të Napoleonit. Pavarësisht se nuk ka humbur as edhe një betejë të vetme, ai tërhiqet në Paris, në mesin e dimrit rus, me atë që ka mbetur nga ushtria e tij.
Fillimi i rënies së Napoleonit mund të gjurmohet pikërisht tek ky marshim në Rusi. Sipas historianit britanik, Alistair Horne, nëse Napoleoni nuk do të kishte sulmuar Rusinë pas traktatit të paqes të vitit 1807, ai do të ia kish dalë mbanë në “implementimin e strukturave të mrekullueshme administrative të sistemit Napoleonian, në të gjithë Evropën”.
Kishte alternativa ndaj një fushate në Rusi. Napoleoni kishte projekte për Indinë britanike dhe Car Aleksandri I madje mund ta kishte mbështetur në dobësimin e Perandorisë Otomane, e cila kish qenë në luftë me RUsinë, qysh prej vitit 1806.
Sipas historianit George Trevelyan, Franca do të kish mbetur “fuqia dominuese në Evropë”. Dhe në vend që të ish bërë një forcë shtytëse në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore 100 vjet më vonë, gjermanët do të ishin “besnikët më paqësorë ndër të pushtuarit prej Napoleonit”.

Please follow and like us: