Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Bejleri, pushime në Dhërmi

Ilda Bejleri në Dhërmi në shoqërinë e një djali muskuloz

Plazhet e Dhërmiut dhe Jalës në Jug të vendit janë ndër më të preferuarit e Ilda Bejlerit, gazetares sportive të “Supersport”.

Nga fotot që poston shpesh në rrjetet sociale, duket se ajo e kalon gjithë verën në Jug, bashkë me miqtë e saj më të ngushtë.

ildangjyra

Nuk kanë munguar provokimet që ajo vetë u ka bërë fansave me foto me bikini, herë shtrirë në shezlong e herë duke u lyer me krem mbrojtës kundër diellit, duke marrë shumë komente e komplimente në rrjetet sociale nga ndjekësit.

Por kësaj here gazetarja është fotografuar nga paparaci në shoqërinë e një djali shumë simpatik nga Durrësi. Nuk dihet çfarë e lidh me Ildën djalin në fjalë, pasi ai nuk është pjesë e televizionit dhe as showbizz-it. Ata janë fotografuar duke biseduar e duke kaluar momente të mira poshtë çadrës.

Pak ditë më parë, Ilda Bejleri u përfol në rrjetet sociale për makinën luksoze që bleu, e cila kushton shumë shtrenjtë në treg.

Bëhet fjalë për një “BMW X5”, ngjyrë të zezë. Ilda Bejleri është një nga vajzat më të komentuara të ekranit, pasi është përfolur për një lidhje të mundshme me futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri.

Ajo u bë më shumë e njohur gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, ku publiku njohu natyrën e saj jashtë programeve sportive.

Please follow and like us: