“Influenca e papërshtatshme” edhe në Ligjin për Prokurorinë e Zakonshme. Edhe kjo “çorbë” e ndërkombëtarëve?
Një nen që parashikon dënimin e gazetarëve nëse me komentet apo raportimin e tyre ndikojnë në pavarësinë e prokurorëve i formuluar në ligj si “influencë e papërshtatshme” rezulton të jetë i përfshirë edhe në Ligjin për Prokurorinë e Zakonshme. Debati nisi pasi u zbulua se ky nen ishte pjesë e projekligjit për Prokurorinë Speciale SPAK, por nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi zbuloi sot se ky formulim pasqyrohet edhe në ligjin e Prokurorisë së Zakonshme.
“Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!
Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi”-thuhet në deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, i cili shtoi se “ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances”.
Pas reagimeve në media mazhoranca pranoi se do ta rishikojë ligjin, nisur edhe nga qëndrimi kundër i LSI-së që është shprehur e suprizuar nga formulimi i ligjit të SPAK. Socialistët u mbrojtën duke thëne se ky formulim ishte dorë e ndërkombëtarëve, ndonëse ata vetë nuk kishin reaguar pavarësisht se ishin në dijeni jo vetëm të Ligjit të SPAK, por edhe të Prokurorisë.