Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, nuk po hapte telefonin, 23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë

 

Një 23 vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në banesën e tij në Itali. Viktima me iniciale L.B, u gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte, pas alarmit të dhënë prindërit e tij se nuk përgjigjej në telefon dhe nuk po hapte derën e shtëpisë, policia hyri me forcë në banesë ku dhe u gjend i pajetë 23-vjeçari.

Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së shqiptarit, por nuk përjashtohet as vrasja. I riu ishte i njohur policinë pasi më herët ishte marrë me shpërndarje droge si dhe për vjedhje (ndaj ish-të dashurës), ndërsa ndodhej nën arrest shtëpiak.

Please follow and like us: