Malltezi: Turistët sivjet pa ujë, pa drita, pa siguri jete
Partia Demokratike akuzon qeverinë si përgjegjëse për hapat e theksuar që ka bërë pas turizmi në këto 3 vite. Kryetari i Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi deklaroi se vetëm këtë vit pati dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, duke sjellë në vëmendje mungesat bazike që panë pushuesit e për më tëepër emigrantët të cilët i kishin harruar disa fenomene, si mungesa e dritave, mungesa e mosfunksionimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura për të cilat është shpenzuar shumë, cilësia e degjeneruar e ujit, apo kafshë të ngordhura e derdhje nafte. Malltezi solli në vëmendje edhe mungesën e ujit të pijshëm që fatkeqësisht dhe në 2016 mbetet një problem i pazgjidhur.
Deklaratë e kreut të Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi
Meqë sezoni është drejt mbylljes, le te reflektojme 1 minut për turizmin qe patëm sivjet. Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj.
Këtë vit pati me dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, si psh:
Vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e papërgjegjshmërise së qeverisë.
Rendi publik degjeneroi me shpejtesi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.
Gjithë bregdeti vuajti mungesen e dritave edhe në kulmin e turizmit.
0 km rrugë të reja në zonat turistike.
0 km për Rrugen e Arbrit, Rrugen e Elbasanit & segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.
0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durresit, Sarandes dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetra miliona euro. (Shihni për shembull varrezat e Durrësit se si kutërbojnë ujrat e ndotura ndërsa impianti u inagurua në 2013)
Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!
Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laci deri ne Himare.
Kafshe të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj.
Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjences civile.
Uji i pishem për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnje zgjidhje.
Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të genjehen nga fasada.
Bregdeti i Vlores u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasaden e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe Vlonjatët.
Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?”
Për Partinë Demokratike dhe Shqiptarët këto bjerrje të standardeve janë të papranueshme.
Ju ftojme të refuzojmë qeverisjen e papërgjegjshme dhe të bashkohemi per te:
- Rikthyer sigurine e jetës dhe të pronës
- Përmiresuar punësimin duke ulur taksat për turizmin
- Përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.
Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.