Albspirit

Media/News/Publishing

Neni tjetër për dënimin e gazetarëve/ Bylykbashi: Rama nuk heq dorë nga kërcënimi i mediave

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi akuzon mazhorancën për futje të qëllimshme të nenit 6 që parashikon dënimin e gazetarëve nëse kritikojnë punën e prokurorëve. Ky nen, që gjendet në ligjin për Prokurorinë, është i ngjashëm me nenin 13 për Prokurorinë e Posaçme.

Bylykbashi thotë se mazhoranca e ka futur atë fshehurazi kur opozita e kishte bojkotuar komisionin. Sipas tij, ky është një akt i qëllimshëm i mazhorancës që nuk heq dorë nga kërcënimi i mediave.

Deklarata e plotë e Bylykbashit:

Vesi del me shpirtin thone…

Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!

Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!

Please follow and like us: