Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse martoheni pas kësaj moshe, keni më shumë gjasa të divorcoheni

dasmaPër fat të keq, për ata që janë duke menduar të martohen vonë, të dhëna të reja kanë treguar se kjo nuk mund të jetë rruga drejt lumturisë bashkëshortore.

Sociologu i universitetit të Utah, Nicholas Wolfinger mblodhi të dhëna nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, nga viti 2006 deri në vitin 2010, dhe konkludoi se nëse jeni martuar në moshën 20-vjeçare keni 50 për qind më shumë gjasa të divorcoheni nëse keni lidhur kurorë kur keni qenë 25 vjeç. Çdo vit që vjen pas kësaj moshe redukton normën e divorcit me 11 për qind. Megjithatë, kur arrini moshën 32- vjeçare gjasat për divorc rriten me 5 për qind çdo vit.

Wolfinger thotë se kjo duket të jetë një prirje relative e kohëve të fundit, që kurse një studim i vitit 2002 zbuloi se shkalla e divorcit të njerëzve të cilët janë martuar pas të 30-ave nuk ka pësuar ndryshime në vend që të bjerë. Kjo nënkupton se ajo që besohej më parë  – se ata që martohen më vonë kanë një jetë më të shëndetshme bashkëshortore – mund të jetë një mit i rremë, por Wolfinger ende nuk është i sigurt pse po ndodh kjo.

Ai hedh teorinë se persona që vendosin të martohen pas moshës 30-vjeçare, përpara kësaj kanë pasur lidhje të tjera të komplikuara dhe ‘isha’, çka mund të rrisë tek ata tundimin e për të mashtruar.

Please follow and like us: