Një arsye më shumë përse s’duhet votuar Tramp!
Pjesëtarë të Partisë Radikale Serbe kanë protestuar në Beograd kundër vizitës në shtetin serb të nënpresidentit amerikan Jo Biden.
Kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel ka thënë se Biden është i padëshiruar në Serbi pavarësisht pritjes së ngrohtë që iu bë nga zyrtarët e shtetit.
Sipas mediave serbe, protesta është mbajtur para selisë së Kuvendit të qytetit të Beogradit.
Shumica e të mbledhurve përfshirë edhe Sheshelin kanë apsur të veshur fanella me figurën e Donald Trump dhe me mbishkrimin në anglisht “Votoni për Trump-in…”.
Sheshel ka thënë se populli serb nuk e do Biden e urren si dhe e mban mend rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-së në Serbi në vitin 1999 si dhe për lobimin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast Sheshel u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në SHBA që për president ta votojnë Donald Trump.