Albspirit

Media/News/Publishing

OKB: Rreth 2,4 milionë persona në emergjencë humanitare

ok/AFP/ – Kombet e Bashkuara kanë dëshmuar në favor të kauzës së Libisë me rastin e Ditës Kombëtare të Ndihmës Humanitare duke konfirmuar se miliona shtetas libiane dhe migrantë janë viktima çdo ditë e më tepër të një krize të rëndë humanitare.

“Më shumë se 2,4 miliona persona në Libi kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare”, deklaroi Martin Kobler, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Libinë në një deklaratë të publikuar dje në web-in e misionit.

“Ka mungesa të theksuara në medikamente, vaksina si dhe në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Rreth 300.000 fëmijë janë larguar nga sistemi arsimor dhe 350.000 libianë janë zhvendosur në të gjithë vendin”, shtoi ai.

Diplomati iu referua gjithashtu situatës delikate të rreth 270.000 migrantëve të larguar nga shtëpitë e tyre të cilët janë bllokuar në Libi.

Please follow and like us: