OSHEE “godet” sërish. Tender 7 milionë euro për verifikim adresash
Një tender prej 7 milionë euro është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për verifikim adresash. Një prej fituesve është gazeta “Çelësi” dhe sipas “shqiptarja.com” fituesit kanë dhënë ofertë 0.8% poshtë fondit limit.
“Një lajm i qarkulluar këto ditë se gazeta “Çelësi” ka fituar një tender prej 7 milionë eurosh, të shpallur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka habitur jo pak njerëz. Në fakt, tenderi është real. Ai ka të bëjë me verifikimin derë më derë të adresave të shqiptarëve në qytet e në fshat dhe “Çelësi” këtu është një ndër tre operatorët ekonomikë, që janë shpallur fitues. Megjithatë, ky prokurim bart edhe momente jo shumë të qarta, duke filluar nga oferta çuditërisht vetëm 0.8% më e ulët se fondi limit, tek mungesa e shifrës së saktë të punimeve, etj.”, raporton kjo gazetë.
OSHEE-ja është kompani shtetërore, por është ndër të vetmet që nuk kursehet të japë miliona për tendera nga më të pazakontët: që nga trajnimet, lyerjet, rehabilitime godinash e deri te kjo e fundit.