Albspirit

Media/News/Publishing

Parku Shebenik-Jabllanicë – Bukuria e rrallë e natyrës shqiptare, e harruar nga shteti

Belinda Ruçaj
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uiu_xz3QR68]

Parku Shebenik-Jabllanicë edhe pse është shpallur Park Kombëtar që në vitin 2008 ka mbetur në mëshirë të fatit dhe thuajse i pashfrytëzuar. Mungesa e vëmendjes së shtetit po largon çdo ditë turistët, ndërsa kafshët e egra që popullojnë pyjet e parkut po rrezikohen të zhduken. Ekspertët thonë se investimet duhet të nisin që nga përmirësimi i infrastrukturës, ç’ka do të lehtësohen mbërritjen e vizitorëve në këtë zonë. Edhe banorët që jetojnë pranë parkut Shebenik-Jabllanicë, apelojnë për më shumë investime nga Qeveria në mënyrë që të shesin prodhimet e tyre bio.

Parku Kombetar Shebenik-Jabllanice eshte nje nga zonat me te bukura malore ne veri-lindje te Shqiperise.

Ai eshte i lokalizuar ne rrethin e Librazhdit, ne qarkun Elbasan, dhe perfshin vargmalet me te njejtin emer ne kufi me Maqedoninë.

Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore te vogla me bukuri madheshtore, te cilat ndodhen ne nje lartesi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Shebenik-Jabllanice eshte shpallur Park Kombetar i kategorise se dyte me vendim te Keshillit të Ministrave date 21 maj 2008.

Parku ka nje siperfaqe prej 34 mije hektaresh, ku pjesa më e madhe është e mbuluar nga pyjet.

Por ky Park Kombëtar është lënë në harresë nga shteti prej vitesh, çka ka sjellë edhe mungesën e turistëve.

Rruga që të çon në park është e paasfaltuar, duke u kthyer në pengesën e parë me të cilën përballen vizitorët.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në qarkun Elbasan, Fatmir Brazhda,  pranon se ky park ka shumë probleme.

Ndërkohë për ta bërë atë tërheqës po trajnohen 20 të rinj të cilët do të jenë udhërrëfyes për të treguar bukuritë e Parkut Shebenik-Jabllanicë.

Pavarësisht mungesës së investimeve, ruajtja e vlerave që mbart parku kërkon bashkëpunim edhe të aktorëve të tjerë.

Drejtori për Zonat e Mbrojtura apelon që edhe komuniteti të bëhet pjesë e promovimit të bukurive që mbart kjo perlë e natyrës shqiptare.

Parku Kombëtar “Shebenik – Jabllanice” është i pasur me specie te rralla të flores e faunes, megjithese disa janë në  rrezik zhdukje.

Bimët më të rrezikuara janë trendafili i eger, çaji i malit apo sanza.

Shefi i menaxhimit të Florës dhe Faunës, Bajram Kullolli, deklaron se tashmë po përpiqen që të shpëtojnë bimët mjekësore, të cilat janë shumë të kërkuara për nga vlerat që ato mbartin por edhe të rralla për rajonin.

Në zonën e parkut jeton edhe një nga speciet e rralla që njihet me emrin rrëqebulli i Ballkanit.

Banorë të parkut janë edhe një gamë e gjerë kafshësh të tjera si ariu kaf, ujku gri, dhia e egër, derri i egër si dhe  trofta e eger.

Ndërkohë që jetesa e përditshme e disa prej tyre si ariu i murrmë,  kaprolli dhe rrëqebulli janë pjesë e arkivës së dokumentuar të këtij parku.

Përtej të gjitha këtyre bukurive natyrore dhe mungesës së investimeve,  ekspertët japin alarmin edhe  për ndotjen e lartë.

Edhe pse vizitorët janë të pakët, për shkak të mungesave të koshave, ata i hedhin mbeturinat ku të munden.

Mungesën e turistëve e ndjejnë edhe banorët që jetojnë pranë Parkut Kombëtar. Ata thonë se prodhimet e tyre bio blegtorale janë ndër më të mirat e zonës dhe për shkak të infrastrukturës së dobët, po penalizohen.

Në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”  konstatohen probleme të shumta mjedisore,  pasi ka diversitet te larte biologjik si te flores ashtu edhe te faunes, por deri tani nuk ka studime te hollesishme në lidhje me specien në rrezik apo masat që duhet të merren për mbrojtjen e tyre.

Për tu transformuar në një pikë turistike të mirfilltë ky park ka nevojë për investime, në mënyrë që një nga bukuritë e natyrës shqiptare të mos mbetet në mëshirë të fatit dhe e panjohur nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Please follow and like us: