Albspirit

Media/News/Publishing

Petter Abs: Në Siri, aty ku Rusia dhe SHBA luftojnë për Lindjen e Mesme

 

Pas dy vitesh në luftë kundër Shtetit Islamik, Uashingtoni më në fund duket sikur është duke  fituar. Por nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, ndikimi i tij mbi ngjarjet në Lindjen e Mesme duket sikur po vjen drejt një rënie përfundimtare.

Ajo që pritet të ndodhë muajt apo vitet e ardhshme në Siri do të jetë çelësi për të ardhmen e  rajonit. Asnjë nuk i ka sfiduar politikë-bërësit e SHBA-së shumë se Siria, e ndoshta kjo është nga arsyet pse administrata Obama është përballur me kritika të rënda.

Këtë muaj, megjithatë, SHBA-ja ka marrë lajmin e parë të mirë që nga fillimi i kryengritjes.

Në fillim të gushtit, forcat amerikane dhe ato siriane cliruan përsëri qytetin e Manbij. Pamjet e vendësave të ngazëllyer e të përqafuar që i shihnin ata si çlirimtarë janë publikuar në të gjithë  globin, duke siguruar saktësisht llojin e fitores që propaganda e Uashingtonit, ka të nevojshme.

Por beteja për të ardhmen e Sirisë, ajo e vërteta, beteja për Lindjen e Mesme,  është shumë më komplekse se lufta kundër Shtetit Islamik. Dhe ka forca të fuqishme , veçanërisht Rusia e Vladimir Putinit, Irani dhe ajo që mbetet nga qeveria e Bashar al-Asadit , që gjithashtu pritet të hidhen në betojë.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë luftuar gjatë për të gjetur një qasje ndaj Sirisë, të  pavendosura të luftonin kundër Assadit  apo ta  mbështesnin ose ndoshta duhet ti besonin opozitës. Moska, në të kundërt, e ka ditur gjithmonë në cilën anë ishte .

Këtë javë, Rusia ka tronditur analistët e SHBA-së duke fluturuar përmes hapësirës ajrore të Irakut për të goditur objektiva në Siri. Kjo ishte hera e parë që sundimtarët e vendit kanë lejuar që bazat e tyre ushtarake të përdoren nga një fuqi e huaj,  të paktën jo që prej revolucionit të vitit 1979, një shenjë dramatike kjo e  rritjes së  boshtit Rusi-Iran.

Në Alepo, OKB-ja thotë se rritja e sulmeve përgjatë  javëve të fundit ka vrarë qindra civilë dhe në mënyrë të dukshme ka përkeqësuar situatën, të cilën mund ta konsiderojmë tashmë si katastrofë humanitare.

Realiteti është disi më kompleks,  sipas disa llogarive, deri në 60 për qind e luftëtarëve Demokratike sirianë janë kurdë. Ndërsa grupi përfshin gjithashtu luftëtarë sunitë dhe asirianë, por ky nuk është lloji i forcës që Perëndimi do donte vërtetë të shihte. Terreni sipas kritikëve është i dominuar kryesisht nga sirianët  kurdë, fitorja  e të cilëve nuk shihet me një sy pozitiv nga Turqia fqinje, e cila nuk është tifoze e separatizmit kurd dhe Irakut.

Gjeopolitika tani duket e qartë. Moska e ka vënë veten në mënyrë të vendosur në anën e shiitëve të drejtuar nga aksi Teheran-Damask. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë mbetur në vend me partneritetin e tyre sunitë të rajonit, veçanërisht Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një kritikë ndaj Presidentit Barack Obama sepse historia i dorëzoi atij një situatë vërtet të përgjakshme . Qasja më e fuqishme intervencioniste e administratës së George Ë Bush nuk ishte efektive dhe në shumë aspekte ishte shumë më e kushtueshme. Obama ka pjesën e tij në sukseset e arrira, në mënyrë të veçantë, në shmangien e luftës me Iranin. Më e rëndësishmja, operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara në rajon është shumë më i qëndrueshëm

Zgjerimi ushtarak dhe diplomatik i Amerikës  përqëndrohet më tej në Lindjen e Mesme, e në fund të fundit, kjo ka qënë një nga ambiciet më të hershme të Obamës. Shtetet e Bashkuara nuk është se janë pak të varura nga energjia të Lindjes së Mesme. Por gjithashtu ai ka ngritur përgjegjësinë dhe shqetësimet diku tjetër, as më pak e as më shumë se në përballjen me një Kinë që po fuqizohet dhe një Rusi që po rilind.

Ajo është në një konfrontim gjithnjë e në rritje me Moskën,  por megjithatë duket se gjërat janë komplikuar mjaftueshëm tashmë.

Në Rusi, Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një fuqi rivale të madhe, që është e gatshme të marrë një veprim vendimtar që do të ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjeve në Lindjen e Mesme edhe pse më parë ishte e kufizuar nga hija e shteteve perëndimore.

As Moska e as Uashingtoni nuk duken të kenë ndonjë entuziazëm për misionet e trupave ushtarake në Irak dhe Afganistan. Këto janë konflikte shumë të ndryshme, të luftuara kryesisht nga forcat lokale me përkrahje dhe këshilla nga sponsorët e  fuqishëm që vijnë nga jashtë.

E kundërta ndodh në Siri,  disa zyrtarë amerikanë mund të kenë “oreks”  për zgjerimin e sulmeve ajrore me qëllim për të dobësuar forcat e Assadit. Një veprim i tillë, në çdo rast, thjesht zgjat më shumë makthin e Sirisë. Të sulmosh gjithçka rreth Rusisë, natyrisht, do ta bëj atë më të rrezikshme.

Mund të themi me plotë gojë se ka një boshllëk të rëndësishëm moral mes brutalitetit të shfrenuar e Putinit dhe Asadit dhe qasjes së kufizuar nga ana e Uashingtonit, i cili mundohet të shmangë sa më shumë të jetë e mundur viktimat e  panevojshme dhe “dëmet anësore”. Megjithatë, Perëndimi nuk ka aq  rrënjë të thella morale sa do të dëshironim të kishte. Uashingtoni e ka bërë një sy qorr për veprimet e aleatëve të tij, për shembull, për ndërhyrjen gjithnjë e më të përgjakshme të Arabisë Saudite në Jemen.

Kushdo që fiton presidencën SHBA-së në nëntor do donte të vinte “vulën amerikane “në Lindjen e Mesme. Megjithatë gjendja në të cilën do të ndodhet Siria në momentin e marrje së detyrës, do të ndikojë tej mase në mundësitë e tyre.

Kjo do të thotë shumë për të gjitha palët që do të luftojnë javët dhe muajt e ardhshëm në Siri. Mos prisni që gjërat të thjeshtëzohen kaq shpejt!

Please follow and like us: