Robelli kundër Blushit
Që pas largimit të futbollistit 20 vjecar Milot Rashica nga Shqipëria tek Kosova debati mes Prishtinës dhe Tiranës ka marë përmasa të papara. Në të vec penave më të spikatura nga të dyja anët kanë marrë protagonizmin edhe delirantë të përcartur, inderiorë deri në palcë, ekzibicionistë pa ide dhe mendimtarë pa kauzë.
Përpos debatit se a ka njëra pjesë e kombit dominim mbi tjetrën, se kush është qytetar i dorës së parë dhe kush jo përballja ka marë edhe formën absurde të një gare: se kush ka prodhuar më shumë talente në sport dhe në art.
Shkrimtari dhe deputeti i majtë Ben Blushi, në një shkrim të sotëm ekskluzivisht për Lapsi.al, i thurte lavde pasojave që ka pasur liria mbi shqiptarët e Kosovës. Ai theksonte se kosovarët po mbretërojnë të tregun sportiv dhe muzikor të kombit. “Sot kosovarishtja është gjuha e muzikës shqiptare” shkruante Blushi I cili ngrinte një pyetje: “Kur shoh sot Majlinda Këlmendin që mori një medalje të artë në Olimpiadën e Rios, kur shoh Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin, Krenare Rugovën, Luan Krasniqin, Granit Xhakën, Milot Rashicën, Adnan Januzajn, Etrit Berishën, Lorik Canën apo dhjetëra stililistë, arkitektë, aktorë, kineastë, informaticienë dhe hakera të përsosur kosovarë, kam vetëm një pyetje.
Pse kanë kosovarët kaq shumë talent? Dhe pse nuk ka Shqipëria po kaq talent?” (Shkrimi i plotë Ide lapsi.al)
Por përgjigjen e kësaj pyetje që Blushi e gjen tek energjitë që cliron liria, gazetari Enver Robelli nuk e konsideron të saktë. Ai përmend se pjesa më e madhe e këngëtarëve dhe sportistëve me famë që kanë origjinë nga kosova fatkeqësisht janë produkte të formuar në perëndim. Pastaj për kundërpeshë Robelli përmendte talentet e Shqipërisë: “ Tenori Saimir Pirgu nuk është nga Lipjani, sopranoja Inva Mula nuk është nga Drenica (ndonëse e martuar me një drenicak jomuzikor), sopranoja Ermonela Jaho nuk është nga Peja, mezosopranoja Enkelejda Shkoza nuk është nga Podujeva, baritoni Gëzim Myshketa nuk është nga Mitrovica. Çfarë i ofron Kosova tregut muzikor shqiptar është një grusht reperësh, të cilët janë me të drejtë të frustruar me jetën e tyre në një shtet të izoluar dhe këtë e shprehin përmes teksteve protestuese, siç e shprehin edhe zezakët në Amerikë apo reperët me origjinë të huaj në Europën Perëndimore. Mediat private televizive të Tiranës i japin hapësirë edhe kësaj muzike në përpjekje për të «okupuar» sa më shumë territor kombëtar, kupto: komercial nga Saranda në Suhadoll. Shanset që një reper i kthinave të Prishtinës të arrijë atë sukses që kanë arritur Saimir Pirgu e Inva Mula në arenën ndërkombëtare janë baras me zero. Andaj lavdërimi tepër i ekzagjeruar që Blushi i bën muzikantëve kosovarë, mund të shërbejë për një dalldisje kolektive në Facebook të kosovarëve që kanë qejf kur i lavdërojnë të huajt e sidomos ndonjë zë i respektuar nga Tirana”.
Me sa duket debati Shqipëtarë apo kosovarë që u ndez fare rastësisht nga sjellja e papërgjegjshme e një topkëmbësi ende të parritur paska vluar prej kohësh në heshtje. Tani që shpërtheu zor se do të ndalojë. Më mirë kështu, se në këtë mënyrë e njohim realisht njëri tjetrin.