Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, Parlamenti miraton marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin 

 

 

Turqia ka vendosur të bëjë zyrtare normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin me anë të një marrëveshjeje të ratifikuar nga Parlamenti turk.

Parlamenti i ka dhënë fund kështu mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vitesh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadolu”.

Në përputhje me këtë marrëveshje përafrimi e arritur në fund të muajit qershor midis dy vendeve dhe e miratuar dje në mbrëmje nga ana e deputetëve, Izraeli do të dëmshpërblejë Turqinë me një fond prej 20 milionë dollarësh.

Turqia nga ana e saj ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e një anije ku mbetën të vrarë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës.

Në vitin 2014, një Gjykatë Penale e Stambollit urdhëroi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë si dhe ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi gjykuar në mungesë prej vitit 2012 në Turqi.

Së fundmi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk do të vijojë me shkëmbimin e trupave diplomatike në rang ambasadorësh.

Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik në Turqi që kompromentoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, aleatë të vjetër mjaft të afërt prej shumë kohësh në rajon në planin ekonomik kryesisht në tregti dhe hidorkarbure si dhe atë strategjik.