Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Mirësevjen përfaqësuesja e re e USAID


Ambasada e SHBA: Mirësevjen përfaqësuesja e re e USAID-it

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka uruar sot mirëseardhjen përfaqësueses së re të USAID-it në Shqipëri, Catherine Johnson.

Kështu, ambasada në një postim në faqen e saj ne Facebook, pasditen e së hënës, pohon se:

“Le t’i urojmë mirëseardhjen Dr. Catherine Johnson në detyrën e Përfaqësueses së re të USAID/Shqipëri. Dr. Johnson është zyrtare e lartë e karrierës në shërbimin e huaj, me përvojë 30-vjeçare në mbi 40 vende”.

“Në rajonin e Europës dhe Euroazisë, ajo ka shërbyer në Gjeorgji, Rumani dhe, më së fundmi, në Gjermani, ku ka ndihmuar në krijim partneritetesh civile-ushtarake USAID-EUCOM në mbarë rajonin. Ajo është e specializuar në fusha si: demokracia dhe qeverisja, mbrojtja sociale e mirëqenia e fëmijëve, zgjidhja e konflikteve dhe zhvillimi përmes investimit në çështjet gjinore”, shprehet gjithashtu ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Please follow and like us: