Çfarë u thuhet vizitorëve për shqiptarët në Maqedoni?
Nga Skënder Karaçica/
Në këtë verë shumë vizitorë nga vendet e ndryshme të Evropës e kanë vizituar edhe Maqedoninë për të parë për së afërmi tërë bukuritë natyrore dhe segmente tjetra të jetës në këtë vend multietnik.Të gjithë vizitorët që ia mësyejnë këtij vendi ata së pari takohen me zyrtarët e drejtorive turistike dhe të qendrave kulturo-historike nëpër komunat me shumicë shqiptare dhe maqedonase,në mënyrë që të marrin në dorë buletinet informative me të dhënat relevenate për tërë fokusin nga rrafshet kulturo-historike për Maqedoninë dhe së kendejmi për traditën,gjuhën dhe doket ento-kulturore të dy popujve dhe të tjerëve që jetojnë në këtë vend.Mirëpo,nëpër qarqet e ndryshme ,,kulturore,,në Shkup dhe në vendet tjera,disa kujdestarë që po i presin dhe po i përcjellin vizitorët nga vendet e Evropës,nuk ngurrojnë që të flasin (vetëm)për ,,historinë,,e popullit maqedonas(sic!)dhe duke anashkaluar me propagandën e njohur antishqiptare se këtu jetojnë edhe shqiptarët si ,,pakicë,,që përmes shpalimit të ,,enciklopedisë,,të ASHAM se ,,shqiptarët erdhën nga malet,,ata erdhën këtu dhe janë shumë ekstrenmistë,,për të vazhduar me diskursin antishqiptar të fshehur pas perdës politike aktuale në Maqedoni.Kjo e dhënë është vërtetuar fare mirë kur në prag të fillimit të Festivalit,,Këngë Jeho,,që mbahet për çdo verë në Strugë,aty kishjn ardhur dy vizitorë nga Nju Jorku(SHBA)që të vizitojnë këtë vend dhe në bisedën kalimthi me Mahmut Skenderi,veprimtar dhe sekretar i SHSHA-së në Çikago,ata rrëfejnë se si disa zyrtarë turistikë maqedonas në Ohër paskëshin folur për shqiptarët si problematikë këso kohe,krejt kjo,sipas tyre për gjoja ,,ekstremizmin,,që kanë këso kohe në mbeshtetjen fetare(!).
Tërë kolovajza e propagandës antishqiptare që bëhet prapa perdeve politike,ka për qëllim që shqiptarët në tokën e vet etnike të shpallën (fajtor)kujdestar në Maqedoni dhe ndaj tyre të vehet mbishkrimi turistik për vizitorët që të kenë kujdes gjatë marshutës nëpër vendet atraktive,thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
Për fund duhet theksuar se pushteti me shumicën shqiptare dhe institucionet shkencore të botojnë sa më parë buletinin turistik me të dhënat relevante historike,kulturore,gjuhësore dhe të fushës së traditës e të riteve shqiptare në këto hapësira në gjuhën angleze,që do të ndihmojë dhe do të hedh poshtë skenarët e kurdisur ndaj shqiptarëve,kur e kur,kanë të bëjnë me vizitorët e huaj që ia mësyejnë për të parë nga afër Maqedoninë dhe informimi me kompetencë zyrtare për praninë dhe hapësirën etnike të shqiptarëve.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists