Albspirit

Media/News/Publishing

“Çmenduria rrugëve dhe shëndetësia falas”

 


“Çmenduria rrugëve dhe shëndetësia falas”

“Gadishmeria e komunitetit per te qene pjese e zgjidhjes problemit eshte minimale. Ne shumice keta te semure jetojne gjithmone dhe me te abandonuar, larg kujdesit njerezor e trajtimit cilesor….”

Nga Tritan Shehu

Nje sistem shendetsor qe bazohet mbi dogmen “varferi falas” dhe nje shoqeri qe beson genjeshtren “shendetesi falas” nuk mund te kete nje sherbim cilesor edhe te shendetit mendor.

Vrasja e Palases, ngjarje te tjera kriminale me origjine te ngjashme kane ngjallur  diskutime ne opinion reth qendrimit ndaj pacienteve te shendetit mendor, disa nga te cilat me konkluzione te gabuara.

Kjo eshte teme delikate, komplekse, qofte shendetesore, legale, e se drejtes, sociale etj,  mbi te cilen strategjite kane ndryshuar ne dekadat e fundit ne boten e qyteteruar.

Eshte pa dyshim edhe nje nga nje pikat me te dobeta e te veshtira te sistemit tone shendetesor e te shoqerise.

Ngjarjet e ndodhura rikonfirmojne  rendesine qe ka per sistemin shendetesor organizimi i plote, zgjerimi, persosja e pjeses qe lidhet me shendetin mendor.

Fatkeqesisht jemi shume larg asaj qe duhet  realizuar ne kete drejtim per nje shoqeri civile te viteve 2000.

Eshte anakronike te mendosh qe te kthehemi te strategjia e spitaleve te mbyllura (sot pothuaj jane zhdukur ne vendet e zhvilluara), izolimeve, dhunimeve te ketyre te semureve; kjo do te ishte zgjidhja me e “lehte”, por krejt e gabuar e shkaterruese.

Ne duhet  te vazhdojme te ecim drejt konceptit bashkekohor per te dominuar  bashkejetesa e pacienteve me probleme te shendetit mendor me komunitetin, te jene ne ate e afer tij.

Kjo eshte zgjidhja e vetme, me e drejta ne te gjitha planet, shendetesor, social, te te drejtes etj, por eshte me e veshtira dhe kompleksja, qe duhet perballuar me kompetence, vizion, investime nga sistemi i yne shendetesor dhe e shoqerise.

Nderkaq e vetmja inisiative model e serioze eshte ajo e komunitetit sant egidio ne tirane, por pak e mbeshtetur.

Numri i strukturave te specializuara afer komunitetit eshte i pa perfillshem, numri i specialisteve si psikiater etj, eshte disa here me i vogel se normat europiane, gama e medikamenteve te rambursueshme per keta te semure eshte e pa mjaftueshme etj.

Ne vendin tone pothuaj mungojne psikologet klinike dhe psikoterapia moderne.

Zinxhiri i vleresimit periodik te pacienteve ne territor, sigurimi e kontrolli i mjekimik te tyre nga mjeku i famijles te specialisti, komunikimi i te dhenave me institucionet mjeksore me te specializuara, ato te rendit e lokale etj, nuk jane efikase.

Gadishmeria e komunitetit per te qene pjese e zgjidhjes problemit eshte minimale.

Ne shumice keta te semure jetojne gjithmone dhe me te abandonuar, larg kujdesit njerezor e trajtimit cilesor.

Keto elemente duhet t’i permiresojme, jo vetem per te mjekuar e reabilituar ata fatkeqe, per te parandaluar te tilla krime, por dhe per te rritur vlerat e shoqerise.

Kjo kerkon strategji, thellim profesional, edukim qytetar, financime e investime te konsiderueshme per kete sektor.

“Shakaja” shëndetësi falas nuk mund t’i siguroje keto.

Please follow and like us: