Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuri në qese pa ajër

 

Haruhiko Kawaguchi, nga Tokio, vjen me një ide shumë unike dhe të veçantë. Për të demonstruar dashurinë e tyre, fotografi japonez mbështjell çifte të ndryshme në qese të mëdha plastike – duke i thithur të gjithë oksigjenin.

Gjatë realizimit të setit fotografik ai mban një infermier afër në rast se “zogjtë” e dashuruar mbyten.

“Vendosa të fusja në qese pa ajër çiftet si një mënyrë për të treguar se sa të afërt dhe të dashuruar janë ata” shprehet Kawaguchi për Daily Mail

Pavarësisht rrezikut të madh, nëse diçka nuk shkon siç duhet, artisti, i njohur ndryshe si Hal, merr pafund kërkesa për foto – edhe nga të sapomartuarit.

 

Please follow and like us: