Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Deputetët e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Kryetari i Vetvendosje, Visar Ymeri, deputetët e kësaj partie Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu kanë përfituar nënshtetësi shqiptare-shkruan ‘Periskopi’.

Ky portal, pretendon se shteti shqiptarë ata i ka pajisur me pasaporta të veta si pergjigje për deportimet e aktivistëve të kësaj lëvizje nga Kosova në Shqipëri.

“Para pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj”, shkruan Periskopi, duke vazhduar tutje se ky portal nga burime brenda ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ mëson se këtyre masave të autoriteteve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare krerëve të Vetëvendosjes.

“Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shteti shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’i ndalonte hyrjen në Kosovë, pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protestat e Vetëvendosjes.

Jo shumë kohë më parë, e njëjta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje”, shkruan portali. Deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga shteti shqiptar për këto veprime të Qeverisë së Kosovës, por ditët e fundit, thotë ky burim, Shqipëria ka bërë një akt simbolik që mund të merret si përgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës

Please follow and like us: