Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi rrëfehet për “Vogue”

Këngëtarja nga Prishtina, Era Istrefi, ka realizuar një intervistë për revistën e famshme Vogue.

Aty ajo ka treguar për fillimet e karrierës, çfarë e inspiron, planet e saj, llojin e muzikës, jetën e re pas suksesit të këngës “Bonbon” dhe gjëra të tjera.

Intervistën e plot të përkthyer nga gjuha angleze mund ta lexoni më poshtë.

A është hera juaj e parë këtu në Los Anxhelos?

Po është hera ime e parë në LA. Kam qenë vetën në New York dhe Los Anxhelos por në asnjë qytet tjetër në Amerikë. Para së gjithash, moti është i mrekullueshëm.

Çfarë të tërhoqi për herë të parë në muzikë?

Mendoj që muzika ndryshon shumë shpejtë. Çdo minutë muzika është duke ndryshuar. Pikërisht  ky ndryshim më bënë që të eci me këtë ndryshim dhe ta marrë vëmendjen e njerëzve. Kjo është ajo që duhet  – pra duhet të ecësh shumë shpejtë me muzikën. Nëse ngec, koha do të të harrojë.

Për çfarë arsye fillove të merresh me këndim në mënyrë profesionale?

Për 10 vjet unë kam kënduar vetëm për qejfin tim.  Nuk bëja asnjë aktivitet tjetër, përpos shkollës. Isha më e fokusuar në studime dhe në mësime. Por kisha edhe dyshimin se nëse dëshiroja të bëhesha e famshme? A dëshiroja të bëhesha këngëtare? Ose nëse doja që ta vazhdoja shkollimin. Por  kam pasur talent, dhe e kuptova që dua që të këndoj. Kur isha 19 vjeçare e lansova këngën time të parë që quhej “Mani Per Money” dhe këtë gjë po e bëjë tash e tre vjet.

Çka ka ndryshuar tek ti tani që muzika jote ka marrë vëmendje ndërkombëtare?

Kam parë që ndjekësit e mi të rriten brenda natës, diku mijëra të tillë për minutë. E unë  pyetem se çfarë po ndodhë? A më kanë hakuar? Nuk kisha fare ide. Por më pas shihja shumë postime  për mua se sa shumë e dojnë këngën “Bonbon” dhe sa shumë u pëlqen videoklipi. Më bëri që të zgjohem dhe të them ‘Oh, çfarë po ndodh? A është e gjitha kjo e vërtetë?. Ishte një moment shumë shokues dhe i mrekullueshëm i jetës time. Të betohem, ishte një mrekulli.

A e ke menduar ndonjëherë që “Bonbon” do ta ketë këtë sukses?

Unë gjithmonë mundohem që të mendoj sa më gjerë që të jetë e mundur. Bëjë muzikë jo vetëm për shqiptarët, pasi që nëse do bëja muzikë vetëm për ne, atëherë do këndoja tërësisht ndryshe. Mundohem ta mbaj të hapur mendjen dhe t’i tërheq më shumë persona në gjithë botën, pasi që ndjej se të gjithë ne jemi një, unë nuk ndihem e ndarë nga pjesa tjetër e botës.

Me sa duket, kjo ishte arsyeja pse e lansova edhe versionin anglisht të kësaj kënge para disa jave.

E bëra versionin anglisht të “Bonbon”, për amerikanët që ta kuptojnë, edhe pse subjekti i këngës nuk është më i njëjtë. Çfarë them në versionin e parë të këngës, nuk e them në anglisht. Por bëra të pamundurën që ta mbaja të njëjtën melodi të këngës, pasi që njerëzve ju pëlqen energjia e saj. Natyrisht që edhe gjuha, edhe pse shumica nuk e kuptojnë se çfarë them. Po, e bëra versionin anglisht që njerëzit ta kuptojnë. Planet e mia janë që në të ardhmen të bëj këngë të tjera anglisht që të kuptojnë çfarë them, pasi që në këto kohë të gjithë flasin gjuhën angleze.

Çfarë persona mund të lidhen me muzikën tënde, pra ta pëlqejnë muzikën që bën?

Me aq sa di, fansat dhe dëgjuesit e muzikës time nuk i përkasin një moshe të caktuar. Natyrisht që të rinjtë shkurajnë dhe e shpërndajnë më shumë punën time, por mendoj që çdo kujt i pëlqen muzika ime, duke filluar nga Shqipëria dhe Evropa. Madje, edhe disa të moshuar më ndalin shpesh dhe më thonë se kënga ime është e mrekullueshme. Pra, muzika që bëjë nuk ka kufi. Por ata që më ndjejnë më shumë janë njerëzit e moshës time.

Njerëzit të krahasojnë me Rihannan. Si ndihesh për këtë gjë?

Është shumë mirë kur të krahasojnë që këndon njëjtë sikur Rihanna, pasi që jam mërzitur me zërin tim të njëjtë. Por, unë gjithmonë them që kam një dimension tjetër të zërit që më bën edhe mua unike. Unë e vlerësoj shumë këtë gjë, por jam shumë krenare që njerëzit më krahasojnë me të, pasi që gjithmonë kam qenë dhe vazhdoj të jem një fanse e saj.

Njerëzit në Instagram janë të obsesionuar me stilin tuaj. Ku e keni marrë sensin e modës?

Kur bie fjala tek moda, me të vërtetë nuk di si ta përshkruaj veten pasi që nuk kam ide se çfarë bëj. Unë vetëm shikohem në pasqyrë dhe tentoj që ta kompletoj atë që shoh e veshur sipas perceptimit tim. Nuk i jap shumë vëmendje veshjeve që vesh, apo ngjyrave si përshembull sot kam veshur dy palë çorape të ndryshme, njëra është ngjyrë rozë e tjetra e gjelbër. Kam edhe këpucë të zeza Louis Vuitton që duken të mrekullueshme.  Jam shumë e guximshme që të rrezikoj, prandaj ndoshta kjo gjë më bën mua kjo që jam.

Për çfarë po punon tani?

Po punoj për këngë të reja. Plani im i shkurtër është që të bëjë shumë muzikë dhe të zgjedh çfarë është më e mira për fansat e mi, pasi që ia di atyre shijet. Sfida po bëhet çdo ditë e më e madhe, por po tentoj që ta zgjeroj sa më shumë që të jetë e mundur. Po mësoj gjëra të reja çdo ditë.

Nëse shikon  prapa për çfarë krenohesh më shumë?

Këmbëngulja, do të thoja. Pasi që çdo herë këmbëngul shumë dhe nuk dorëzohem. Pavërësisht se çfarë sfide e kam para, të madhe apo të vogël. Pikërisht këmbëngulja është çelësi i suksesit tim.

Please follow and like us: