Facebook në bashkëpunim me Unity sfidojnë Steam me platformë desktop lojërash
Facebook së shpejti mund të shndërrohet në konkurrent të drejtpërdrejt të Steam me zhvendosje të fokusit të kompanisë drejt lojërave mobile. Ditën e sotme rrjeti social formalisht njoftoi bashkëpunimin me platformën Unity për të ndërtuar një platformë të dedikuar lojërash në desktop.
Që të dy kompanitë do të lejojnë publikuesit të ofrojnë lojërat e tyre Android dhe iOS në aplikacionin desktop nëp fjalë krahas lojërave të zakonshme të Facebook. Duke filluar nga dita e sotme zhvilluesit mund të aplikojnë deri më 31 Gusht për qasje në një version alpha të limituar për Unity 5.4 që do të bëjë të mundur eksportimin e lojërave në uebfaqen dhe aplikacionin desktop të Facebook.
Në të kaluarën zhvilluesit ishin të detyruar të punonin intensivisht me SDK-në e Facebook për të sjellë lojërat në platformën në ueb. Bashkëpunimi mes Facebook dhe Unity shkon më tej me mbështetjen për Oculues VR në lojërat që do të zhvillohen në të ardhmen.
Facebook ishte platforma më e vizituara sociale e video lojërave duke gjeneruar të ardhura me vlerë 257 milion dollar. Por ndërsa adhuruesit e lojërave u drejtuan drejt dyqaneve mobile të aplikacioneve, të ardhurat ranë në 197 milion dollar. Megjithatë rrjeti social numëron 650 milion lojtarë aktivë në muaj.
Kjo platformë do të rrisë performancën e Facebook krahasuar me konkurrentët e Valve të cilët aktualisht dominojnë botën e lojërave në desktop. Edhe ky i fundit ka 125 milion përdorues aktivë në muaj, Facebook zotëron potencialin për të sfidat Steam falë bazës së lartë të përdoruesve. (PCWorld Albanian)