Albspirit

Media/News/Publishing

Fondacioni Soros, 6500 dollarë shpërblim për këshilltarin e kryeministrit Cipras 

Hijet e Xhorxh Soros dhe hamendësimet për ndikimin e fondacionit të tij në qeveritë e majta kanë marrë një trajtë edhe më të besueshme pas publikimit të afro 2500 faqeve nga DC Leaks. Në disa prej këtyre dokumenteve theksohet rëndësia e madhe që kishte çështja e Ukrainës për miliarderin amerikan. OJF-të e krijuara prej tij u angazhuan në financimin e një fushate mediatike në mbështeje të grushtit të shtetit në Ukrainë dhe kundër retorikës ruse.

Faqja on line “Zerohedge” i referohet një “fushatë të mirëfinancuar diskreditimidhe thekson se të gjitha provat tregojnë se Soros kishte përfshirje thelbësore në protestat në sheshin  Maiden të Kievit në vitin 2014 dhe grushtin e dhunshëm të shtetit në Ukrainë.  Nga dokumentat e DCLeaks zbulohet se Soros dhe  “organizatat e tij jofitimprurëse” punonin për të vënë në presion shtetet anëtare të BE-së për të mbështetur pikëpamjet mbi  Lëvizjen Euro-Maidan në Ukrainë.

Në një nga dokumentet të titulluar: “Iniciativa e Shoqërisë së Hapur për Evropën (OSIFE) thuhet se Soros ka ofruar një shpërblim prej 6,500  $ një “konsulenti” për të punuar për të për 15 ditë. Siç zbuloi të dielën  “Proto Thema”, personi me të cilin kishte kontaktuar Fondacioni i Soros «Shoqëria e Hapur», ishte Mateu Tsimitakis, gazetar i gazetës “Agimi” dhe përgjegjës për komunikimin e kryeministrit grek Tsipras në vitin 2015.

http://www.protothema.gr/politics/article/604445/o-soros-pieze-tin-ellad…

Please follow and like us: