Gjeopolitika globale shkon drejt ndryshimit te kufijve!
Nga Alfred Cako
‘Islamizimi’ behet me lejen dhe nxitjen e Shba, pasi do te jete skenari 2 qe do beje harten e re ne Ballkanin jugor; hartat, tani qe bota ka marre nje drejtpeshim nga rritja dhe riformatimi i Rusise, qe po i kundervihet planeve te Qeverise Boterore, mund te ndryshohen me disa menyra:
1- Me kompensime (psh, “Te njoh Krimene, Gjeorgjine dhe shtetin e vogel te Asadit ne Siri, por me lene te lire ne Turqi, Greqi dhe Shqiperine e Madhe”, bazuar tek e teoria e pranuar e Ekuilibrit te forcave mes Rimlandit dhe Heartlandit te ideologut gjeostrategjist te LSE, Halford Mackinder.
Sipas kesaj teorie, shtetet brigje ne buze te ujrave qendrojne te lidhura perkunder shteteve ne zemer te Euro-Azise; sipas kesaj logjike perendimi mori Sllovenine, Kroacine, M.Zi, Shqiperine dhe Putini, nga qendra e Heartlandit mori Gjeorgjine, Krimene dhe kerkon si brez sigurie Ukrahinen.
Por tek brezi i Rimlandit hyn edhe Bosnja muslimane, Sanxhaku serb, Lugina e Presheves dhe Maqedonia, meqenese edhe Bullgaria dhe Rumania jane pozicionuar ushtarakisht me Rimlandin. Serbia do jete me status te papercaktuar e asnjanes.
Skenar tjeter eshte pagesa, sic ndodhi me Kosoven qe u ble nga Rimlandi me 30 bilion $, edhe pse Jelcini kerkonte 45 bilion. Menyra e trete eshte qe situata zgjidhet nga brenda, me lufte mes paleve, dhe mjete me te pershtatshem sesa “Ekstremistet shqiptare dhe nderkombetare te Islamit”, nuk ka.
Nese Putini do luaje me karten fetare dhe sllave e do t’i nxite sllavomaqedonasit e serbet kunder Rimlandit, atehere sllavomaqedonasit do pesojne shkaterrime si ato te Sirise nga Isis dhe ata shume shpejt do ngelen te izoluar pasi nga Bullgaria do izolohen, nese si skenar te fundit ata nuk pranojne ta ndajne Maqedonine mes Shqiperise dhe Bullgarise.
Big brotheri ka synim Alexandrine, ose shtetin e perbere nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe M.Zi. Nese sllav.mqdns. nuk degjojne as big brotherin, as bullgaret por do zgjedhin keshillat e Putinit per ta mbajtur me force Maqedonine e sotme te dominuar prej sllaveve kunder perendimit dhe Rimlandit, ata do perfundojne shume keq.
Nese Serbia rri asnjanese, do ruaje kufijte. Nese krruhet me Rimlandin, edhe ajo do haje ca thika te tjera per 15 vjetet qe do vine. Keto plane do lidhen edhe me situaten ne Turqi dhe rrezimin e Erdoganit.
Deshtimi i laicisteve dhe fitorja e perkohshme e islamisteve qe nuk pranojne tja u japin Ngushticat e Marmarane Evropes, do ta shtyje ca vjet statukuone ballkanike, por ne fund te gjitha keto do realizohen keshtu, sipas teorive te te madhit Halford Mackinder per ekuilibrin e forcave…