Albspirit

Media/News/Publishing

Kënga që shkaktoi qindra vetëvrasje

Muzika mund të ketë një ndikim të thellë mbi psikologjinë dhe emocionet e njeriut, por a mund çojë një këngë në shkaktimin e më shumë se 100 vetëvrasjeve? “Gloomy Sunday” (E djela e trishtë), e shkruar në vitin 1932 nga pianisti dhe kompozitori hungarez Rezső Seress, u mbiquajt si Kënga Hungareze e Vetëvrasjes, ndoshta për arsye të mira. Ajo është fajësuar se ka patur lidhje me shumë vetëvrasje, se çdo këngë tjetër në histori.

Në tekstin original të këngës, shkruar nga poeti lirik Lazlo Javor, këngëtari i kërkon të dashurës e tij të vdekur t’i bashkohet në funeralin e tij të planifikuar. Kënga duket se aludon për vetëvrasje, pasi ai dëshiron të jetë me dashurinë e tij në jetën e përtejme, dhe duket se po ndërhyn me duart e veta për të arritur atje. Kënga u publikua në gjuhën angleze në vitin 1936 me tekst të rishikuar nga Rejs M. Ljuis.

Kenga origjinale:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IN-vbMeJBHA?wmode=transparent&iv_load_policy=3&modestbranding=1&rel=0&autohide=1&v=IN-vbMeJBHA&autoplay=0]
Please follow and like us: