Albspirit

Media/News/Publishing

Klimë mosbesimi për zgjedhjet, a do të pranojë kryeministri votim dhe numërim elektronik?

Shtatori duket se do të nisë me një axhendë të ngjeshur politike. Debatit për ligjet e paketës së reformës në drejtësi pritet t’i shtohet edhe ai për reformën zgjedhore. Kur duhen edhe më pak 10 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve, opozita i kërkon parlamentit që në shtator të nis puna për Reformën e re Zgjedhore duke lëshuar në tavolinë një propozim që sipas tyre është garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi shprehet se platforma e PD-së për zgjedhjet e ardhshme konsiston në votim dhe numërim elektronik. “Bëhet fjalë për të gjetur një ndryshues loje të madh, me qëllim që karta e blerjes së votës që po vret zgjedhjet, votimi i personave në vend të të tjerëve, zgjatja e numërimit dhe numërimi i parregullt, qëllimisht, të gjitha këto të zgjidhen me frymë të mire. Duhet të ndryshojmë teknologjinë e votimit”, deklaroi Bylykbashi për Gazeta Shqiptare.

Ai është mosbesues se kryeministri Edi Rama mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të barabarta. Nga ana tjetër mazhoranca është shfaqur e dyjëzuar në qëndrimet e saj, me LSI-në që inkurajon në distancë qëndrimet e opozitës. Klima e mosbesimit është shtuar edhe më tepër pas maratonës së negociatave për reformën në drejtësi, ku Partia Socialiste ka ecur me filozofinë e injorimit të kundërshtarit, ndonëse më pas ka bërë hapa mbrapa në qëndrimet e saj.

Please follow and like us: