Kreu i forcave amerikane në Siri paralajmëron rusët dhe Assad: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo goditjeje
Incidentet dhe goditjet ndaj trupave apo mjeteve amerikane që operojnë në Siri do të marrim kundërpërgjigje direkte. Kreu i ri trupave amerikane në Siri, gjenerali Stephen Townsend i tha në një intervistë telefonike CNN, se çdo përpjekje e re për të goditur apo provokuar nga forcat ruse apo të qeverisë siriane, do të marrin përgjigje.
“Kemi informuar rusët se ku ndodhemi…ata na thonë se kanë informuar sirianët dhe unë do të doja të thosha se do të mbrohemi nëse ndjehemi të kërcënuar”, tha Townsend.
CNN shton se gjenerali është i pari ushtarak i lartë amerikan që flet për këtë çështje, nisur edhe nga incidentet e këtyre javëve. Disa avionë të regjimit të Assad goditën pak kohë më parë forcat speciale amerikane, në pjesën veriore të Sirisë, ndërkohë që këto të fundit po vepronin në mbështetje të forcave kurde.
Po kështu, Townsend, ka deklaruar se nëse situata në terren do të vijojë si tani, koalicioi i udhëhequr nga amerikanët do të mposhtë ISIS-in brenda vitit tjetër.
http://edition.cnn.com/2016/08/21/politics/us-warns-syria-russia-on-atta…