Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta turke, atje ku po ngatërrohen armiqtë dhe aleatët

turqia-2

Ai i Lindjes së Mesme, nuk i përgjigjet logjikës së konflikteve tradicionale. Aleatë dhe armiq ngatërrohen mes tyre. Aleatët mund të mos kenë të njëjtët armiq. Ose ndoshta marrëveshjet përmbysen. Rolet ndryshojnë sipas terrenit dhe momentit. Kështu kurdët, këmbësoria e amerikanëve, të cilët nga ana e tyre janë aleatë të turqve, në realitet janë kundërshtarë të këtyre të fundit. Dhe këto kohë, reshtimet po bëhen edhe më konfuze. Turqia si fuqi sunite, armike e Iranit shiite, ka rivendosur marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, e cila përdor bazat ajrore në Iran dhe është aleate me Damaskun.

***

Nga Bernardo Valli

 

 

STAMBOLL- Qyteti i masakrës ndodhet në juglindje, në afërsi të kufirit me Sirinë. Që kur filloi lufta, kanë ardhur me mijëra refugjatë. Nuk përjashtohet që djali “12 ose 14” vjecar, të ishte një prej tyre. Recep Tayyip Erdogani ka thënë se adoleshenti ishte autori i sulmit në natën e së shtunës. Ndoshta u hodh vetë në erë, si një kamikaz i rritur, ndoshta dikush ka aktivizuar bombën nga larg. Gaziantepi, ku ndodhi masakra (51 të vdekur dhe 69 të plagosur), është një qytet i banuar nga një komuniteti i madh kurd. Sidomos lagja Shahinbej, ku martesa midis Besnas dhe Nurettin Akdoganit po festohej në ambient të hapur, dhe të ftuarit po largoheshin kur ndodhi shpërthimi. Ceremonia po zhvillohej sipas traditës kurde.

Dhe duke qenë se nuk ishte e mundur për të identiဠkuar terroristin e vogël, vullnetar ose i përdorur si një mjet, sepse ai ishte bërë copë nga shpërthimi, autoritetet turke, dhe presidenti Erdogan, nuk hezituan të tregojnë me gisht “Shtetin Islamik” si autor, ose të paktën si i dyshuari kryesor, për sulmin më të rëndë që ka ndodhur në Turqi kohët e fundit. Militantët kurdë luftojnë në Siri dhe Irak. Ata janë këmbësoria e koalicionit kundër “shtetit islamik”, të udhëhequr nga amerikanët. Luftojnë pranë Mosulit, qyteti i dytë i Irakut, ku po përgatisin çlirimin përfundimtar të tij; dhe në Siri janë të angazhuar në betejën e Aleppos dhe pranë Rakas, “kryeqyteti i shtetit islamik”. Me një fjalë, ata janë protagonistët në terren ofensivës së madhe në luginën e Tigrit dhe Eufratit, e cila po vë në vështirësi serioze terroristët e “kalifatit”. I cili tani po hakmerret larg nga teatri i luftës, duke organizuar sulme, të destinuara për të mbuluar humbjet. Masakra në dasmë natën e së shtunës, në qytetin turk Gaziantep, në juglindje të vendit, mund të ketë patur këtë qëllim. Zgjedhja e rajonit, ku konflikti mes kurdëve dhe ushtrisë turke vazhdon, mund të ngatërrojë idetë. Mund të të nxisë shpejt e shpejt drejt gabimit të tregimit me gisht të fajtorëve. Dyshimet janë konstante. Ai i Lindjes së Mesme, nuk i përgjigjet logjikës së konflikteve tradicionale. Aleatë dhe armiq ngatërrohen mes tyre. Aleatët mund të mos kenë të njëjtët armiq. Ose ndoshta marrëveshjet përmbysen. Rolet ndryshojnë sipas terrenit dhe momentit. Kështu kurdët, këmbësoria e amerikanëve, të cilët nga ana e tyre janë aleatë të turqve, në realitet janë kundërshtarë të këtyre të fundit. Dhe këto kohë, reshtimet po bëhen edhe më konfuze. Turqia si fuqi sunite, armike e Iranit shiite, ka rivendosur marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, e cila përdor bazat ajrore në Iran dhe është aleate me Damaskun, ku sundon Bashar el Asadi, armiku i Rexhep Tajip Erdogan. Kjo do të thotë se këta të dy, Assadi dhe Erdogani kanë rregulluar marrëdhëniet? Situata e shtrembëruar dhe jo gjithmonë e kuptueshme është sfondi i gjakderdhjes në dasmë të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Gaziantepit, në lagjen Shahinbej. Një vend modest, i banuar nga njerëz modestë.

Në luftën mes fuqive, jo vetëm rajonale, një djalë “12-14” vjeç hedh veten  në erë, ose e hedhin në erë, duke shkaktuar më shumë se pesëdhjetë viktima, në një turmë që feston martesën e Besnas dhe Nurettin Akdoganit. Nusja, Besna, u plagos lehtë. Dhëndrri doli i padëmtuar nga sulmi. Në Ankara, konsiderohet se PKK (Partia e Punëtorëve Kurdë, e nxjerrë jashtë ligji) është origjina e tri akteve terroriste që ndodhën gjatë javës në lindje dhe juglindje të vendit, me një numër prej katërmbëdhjetë të vdekurish. Në ato zona, përplasja mes ushtrisë dhe kurdëve rrallëherë njeh armëpushime. Qeveria ka akuzuar “shtetin islamik” për masakrën e qershorit, me dyzet e katër të vdekur, në aeroportin e Stambollit. Ky dallim mes autorëve të akteve të dhunës ka të ngjarë të diktohet më shumë nga pasionet dhe interesat politike, se sa nga rezultati i hetimeve të hollësishme. Qoftë sepse këta akte janë të shpeshtë, me intensitet të ndryshëm dhe të kryer me metoda të ndryshueshme, qoftë sepse rrallëherë ndokush merr përgjegjësinë. Grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut ka shkaktuar 240 viktima dhe nuk ishte një atentat i thjeshtë, por në diskutimet zyrtare hyn në kapitullin e terrorizmit. Zakonisht i zellshëm për të marrë autorësinë e masakrave të organizuara ose të frymëzuara në vende të tjera, “shteti islamik” në Turqi rri i heshtur. Nuk hesht Presidenti Erdogan, që në në denoncimet e tij bën bashkë “shtetin islamik”, PKK kurde, dhe gulenistët. Këta të fundit, pasuesit e predikuesit Fethullah Gulen, akuzohen se kanë nxitur puçin e mesit të korrikut, edhe pse janë burgosur, spastruar, shpronësuar

. Është vlerësuar se nga këto masa janë prekur tetëdhjetë mijë njerëz: burokratë të vegjël e të mëdhenj, ushtarë, policë, gjykatës, sipërmarrës. Turqia të krijon përshtypjen sikur jeton një fazë tranzicioni. Që përpara grushtit të dështuar të shtetit, kish patur një periudhë të gjatë pasigurie, ku autoritarizmi i partisë së Erdoganit, fituese konstante që nga zgjedhjet e 2002-shit, dukej pangopur. E forcuar prej legjitimitetit popullor, imponohej karakteri turko-sunit dhe nacional-myslimanizmi i regjimit. Grushti i dështuar i shtetit ka ofruar shansin e diçkaje që duket si një grusht shteti i suksesshëm. Por ende i papërfunduar. Pikërisht, në një fazë tranzicioni. Përsëritja e atentateve është një simptomë. Krijojnë atë klimë pritjeje, për të cilën më foli me shumë emocion, një sociolog, menjëherë pas atentatit në juglindje të vendit.

Please follow and like us: