Albspirit

Media/News/Publishing

Lugët e argjëndta të Jul Ymeraj

Flora Nikolla/.- Ishte viti 2001 kur Jul Ymeraj, nisi punën në Departamentin e Ligjit, ndërkohë që kishte vetëm një vit që kishte ardhur në Nju Jork.  Eksperienca ishte e madhe. Departamenti i Ligjit i shërben qytetit të NY dhe përfaqëson 78 agjenci shtetërore. Puna në këtë Departament ju kthye në karrierë Jul Ymeraj,  sepse tashmë ajo njeh ligjet amerikane,  ndërkohë që i shërbeu me dinjitet qytetit, për rreth 11 vite. Shërbeu në kontabilitet , më pas u ngrit në detyrë duke u bërë koordinatorja kryesore për avokatët e shtetit në lidhje me edukimin e tyre të vazhdueshëm. Më pas, punoi në burimet njerezore ku mundi të punësojë shumë bashkëatdhetarë dhe ku ndihmoi me resymete apo letra rekomandimi. Jul Ymeraj, ka dy djem. I pari studion mjekësi në një kolegj të njohur në USA ku fitoi bursë pasi doli i shkëlqyer në mësime. Vazhdon të rradhitet ndër studentet më të mirë në kolegj. Djali i vogël  është 11 vjeç dhe është shumë i talentuar në basketboll.  Jul Ymeraj thotë se, të jesh emigrante, është një betejë e cila nuk mbaron kurrë. Por gjithsesi, betejat e frymëzojnë se pas tyre ajo sheh gjithnjë fitoren. Dhe kështu vazhdonte të jetonte duke i quajtur beteja, problemet që i dilnin përpara. Vetem atë ditë kur doktori i dha lajmin se ishte e sëmurë, atëhere mendoi që kjo do ishte beteja  e saj  në vijë të parë. Shpresonte dhe lutej të fitonte dhe fitoi . Duhet të luftosh kundër
ditëve të vështira për të fituar ditë të mira. Luftoi përgjatë kemos dhe rrezeve por asnjëherë nuk humbi kurajon dhe humorin. Tani, Jul Ymeraj, është e shëndetshme mes njerëzve të saj të dashur, Me kurajon që e karakterizon qënien e saj, hapi një sallon bukurie në qytetin e saj. Ka 9 punëtore dhe megjithëse ka pak muaj që e ka hapur,  thotë se është  ndër sallonet më të përmëndura në zonën ku jeton. Receta e Julit: “Të respektojmë njëri- tjetrin dhe të krijojmë një kulturë besimi dhe mirënjohje mes nesh”.

Jul Ymeraj është nominuar nga Albanian Excellence të jetë pjesë e “Zonjave shqiptare në Nju Jork”, një libër që do të promovohet gjatë një mbrëmje Gala, mbrëmjen e 24 Shtatorit në Teatrin Symphony Space në Manhattan nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ajo do të shkelë tapetin e kuq për të hyrë në sallën ku do të nderohet suksesi i zonjave shqiptare në metropolin e botës.

F.N : Si e kujtoni sot fëmijërinë tuaj ?

J.Y :Shikoj tek vetvetja një fëmijë të ndjeshëm, të shkathët që dëshëron perfeksionin. Luaja violinë dhe adhuroja muzikën. Motër e katër vëllezërve , unë isha e llastuar dhe e dëshëruar.


F.N :  Pse zgjodhët të studioni gjuhën angleze ?

J.Y : Në fakt gjuha angleze më zgjodhi mua. Unë dëshëroja të studioja, gjuhë letërsi. Por e vetmja bursë ishte për anglisht në atë kohë. E lumtur që u zgjodha :).

F.N : Cilat ishin arsyet që ju detyruan të ikni nga Shqipëria ?

J. Y : Sapo isha dashuruar dhe mendoja që atje tej ishte liria, përtej brigjeve të Durrësit, qytetit tim të dashur ku unë u linda dhe u rrita. Mendoja, se larg Shqipërisë do të gjeja vetveten dhe duke besuar tek aftësitë që zoteroja. Ishte një ëndërr rinore, të ishim të lirë të jetonim ashtu si deshëronim.

F.N : Cila ka qënë përshtypja juaj e parë për kur erdhët në Amerikë ?

J.Y : Përpara se të vinim në Amerikë, kemi qënë gjithkund në Europë . Kështu për mua emigrimi ishte bërë i zakonshëm. Ngado që shkoja, bleja lugë e pirunj gati për t’i hedhur në aventurën që pasonte. Po kur erdha në Amerikë i thashë vetes: Këtu më duhen një palë lugë të argjëndta, dhe  ta quajë këtë vend mëmëdhe të dytë. Amerika është vendi ku shpirti është i lirë dhe njeriu rritet i vlerësuar. Përshtypja e parë ? Sa me fat që di anglisht.


F.N : Çfarë ju ka dhënë Amerika ?

J. Y :  Nuk do mendohesha fare t’i përgjigjesha kësaj pyetje. Sukses në jetë. Mësova sa e vlefshme është puna. Optimizmi është një tjetër vlerë që kam mësuar këtu. Në vend të them humba medaljen e arit mësova të them , fitova medaljen e argjëndtë. Mësova se kenaqësia më e madhe në jetë është të mos humbasësh besimin në fitore dhe në gjithçka bën dhe je. Të japësh ndërkohë që merr, është vyrtut. Unë kam dy djem. I pari studion  mjekësi në një kolegj të njohur në USA, Fitoi bursë pasi doli i shkëlqyer me mesime. Vazhdon të rradhitet ndër studentet më të mirë në kolegj. Ka pasion letersinë  dhe gjuhët e huaja. I vogli është vetëm 11 vjeç dhe shumë i talentuar ne basketboll.

F.N :  Ju keni studiuar në kontabilitet menaxhimin e burimeve njerëzore… Keni punuar në departamentin e ligjit në NYC për 10 vjet… cfarë do të tregonit për këtë eksperincë në këtë intervistë

J.Y : Ishte viti 2001 kur unë fitova punën në Departamentin e Ligjit ndërkohë që kishte vetëm një vit që kisha ardhur në NYC. Kjo ishte një fitore,  një ëndërr dhe nder i madh për mua. Eksperienca ishte e madhe. Departamenti i Ligjit i shërben qytetit të NY, kryetarit të bashkisë dhe përfaqëson 78 agjenci shtetërore. Puna në këtë Departament u kthye në karrierë për mua sepse tashmë u njoha me ligjet amerikane dhe i shërbeva me dinjitet qytetit, për rreth 11 vite. Shërbeva në kontabilitet dhe më pas u ngrita në detyrë duke u bërë koordinatorja kryesore për avokatet e shtetit në lidhje me edukimin e tyre të vazhdueshëm. Kalova më pas në burimet njerezore ku kam mundur të punësoj shumë bashkëatdhetarë dhe ku kam mundur të ndihmojë me resymete apo letra rekomandimi.


F.N :
 Cila ka qënë beteja më e fortë që ju keni fituar në jëtën tuaj?

Të jesh emigrante është betejë e cila nuk mbaron kurrë, mendoja gjithmonë. Por gjithsesi mua, betejat më frymëzojnë se pas tyre shoh fitoren. Dhe kështu vazhdoja të jetoja duke quajtur beteja problemet që më dilnin përpara. Vetem atë ditë kur doktori më dha lajmin që isha sëmurë,  vetëm atëherë mendova që kjo do ishte beteja ime në vijë të parë.

Shpresoja dhe lutesha të fitoja dhe fitova. Duhet të luftosh kundër ditëve të vështira për të fituar ditë të mira. Luftova përgjatë kemos dhe rrezeve por asnjëherë nuk humba kurajon dhe humorin. Tani jam e shëndetshme mes njerëzve të mi të dashur. Me këtë rast më lejoni të kujtoj Lili Qosen një shoqe, një grua luftëtare e cila humbi luftën kundër kësaj sëmundje.


F.N :  Ju keni hapur sot biznesin tuaj, si funksionon dhe ku bazohet ai ?

J.Y : Kam hapur një sallon bukurie në qytetin ku jetoj, New Canaan, Connecticutt. Kam 9 punëtore dhe megjithëse kam pak muaj që e kam hapur, them se është një ndër sallonet më të përmëndura në zonën ku jetoj. Receta ime: Të respektojmë njëri- tjetrin dhe të krijojmë një kulturë besimi dhe mirënjohje mes nesh.

F.N : Sa afër është Shqiperia juaj këtu në Amerikë  ?

J.Y : Në Amerikë, jetojmë thuajse çdo çast me gëzimet, shqetësimet e shoqërisë, familjes, bashkëatdhetarëve në Shqipëri. Social media na ka mundësuar këtë e do të thoja që është një mrekulli për seicilin  nga ne që jeton larg  Shqipërisë të mundemi të komunikojmë me  të afërmit e miqtë në këtë mënyrë. Shpesh edhe sensibilizohemi për situata të vështira që kalojnë individë të caktuar atje dhe bëjmë ç’është e mundur për të ndihmuar sadopak. Si shëmbull konkret do të sillja rastin e një çifti të vjetër që jeton në një zonë të largët të Pogradecit. Një video në FB më shtyu të hap një llogari në emër të tyre përmes , Go fund dhe shoqëria ime e mrekullueshme, e shpërndau në gjithë shoqërinë e tyre në social media. Brenda dy javeve u mundësua një kontribut prej $2360.00. Dy mikesha të mrekullueshme të miat, Mirvjena dhe Linda, morën përsipër të shkonin tek pleqtë e t’ua dorëzonin këtë kontribut personalisht. Dhe ashtu u bë. Ndërsa një familja e nderuar Selimi në Pukë mori përsipër të shpërndante ndihma në 10 familje pukjane. Shpresoj t’ua kemi lehtësuar sadopak dimrin e mendoj se do mund të ndihmojmë në mënyra të tjera të ndryshme individë, me aq sa kemi mundësi.

F.N :  Cili mendoni ju së është imazhi i gruas në shekullin e XXI ?

J. Y : Sot nuk shkruaj për gruan shqiptare që nuk mund të flasë, për gruan që nuk ka zë dhe trembet nga hija e saj. Sot shkruaj për gruan që kuptoi që heshtja nuk ndihmon, për gruan që lufton për barazi, për nënën e mrekullueshme që rrit fëmijë dhe i shkollon në kolegjet më të mira. Sot gruaja shqiptare feston arritjet dhe di se  çfarë do.

Please follow and like us: