Albspirit

Media/News/Publishing

Melania Trump padit “Daily Mail”: Nuk kam punuar asnjëherë si eskortë

Doland & Melania Trump

Gruaja e kandidatit republikan për president, në SHBA, ka hedhur në gjyq tabloidin britanik “Daily Mail” si dhe disa burime të tjera të medias që i akuzon për thashetheme ta pathemelta kundër saj.
Melania Trump ka vendosur t’i drejtohet gjyqit kur ka mësuar se këto gazeta kanë shkruar se ajo ka punuar si eskortë gjatë viteve 90 në New York City.
“Këto të dhëna janë 100% fallco dhe shumë dëmtuese për emrin e saj”, ka deklruar avokati i saj, Charles Harder.
Ky avokat bëri bujë kohët e fundit duke përfaqësuar Hulk Hogan në padinë e tij të suksesshme kundër “Gawker”, që solli falimentimin e tabloidit internetik.
Media të tjera britanike pasi kanë mësuar për padinë kanë sinjalizuar gazetarët e tyre që të mos përsërisin këtë element për jetën e Melianias për të shmangur padira të ngjashme.
Gjatë fushatës presidenciale, në SHBA, një grup që mbështeste republikanin Ted Cruz, botoi fotografi lakuriq të Melania Trump, nga vitet 90, kur ishte modele në New York. Sipas thashethemeve, për shkak të vështirësisë për të çarë në botën e modës, Melania ishte detyruar të merrte pjesë në mbrëmje ku shkonin sit ë ftuar burra të pasur të qytetit. Gruaja e kandidatit i ka hedhur poshtë këto akuza si shpifje dhe ka kërcënuar se do të përdorë çdo mjet ligjor për t’u mbrojtur prej tyre. (r.a.illyria)

Please follow and like us: