Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Pa Turqinë nuk fitojmë dot betejën me trafikantët 

 

ImageHandler

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez François Hollande dhe Kryeministri italian Matteo Renzi janë takuar sot pët të diskutua për sigurinë e Bashkimit Europian. Kancelarja Merkel ka deklaruar se bashkëpunimi me Turqinë është rruga e duhur për të luftuar xhihadistët që hyjnë në Europë.

“Bashkëpunimi me Turqinë për emigracionin është gjëja e duhur, përndryshe nuk mund të fitojmë kundër trafikantëve”, tha Kancelarja e Gjermanisë në konferencën e shtypit që u zhvillua në aeroplanmbajtësen italiane ‘Garibaldi’.

Në darkën e punës mes tre udhëheqësve u diskutuan edhe politikat e Bashkimit Europian që do të ndiqen pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Duke folur në këtë aspekt, Kryeministri italian theksoi se Bashkimi Europian nuk ka marrë fund, edhe pse Britani vendosi të largohej.

Matteo Renzi mori komplimentet edhe të Kancelares Merkel, e cila u shpreh se “Renzi po bën në Itali reformat bazë për një të ardhme të qëndrueshme”.

Please follow and like us: