New York, nuk ka nevojë të dish anglisht për të punuar si taksist
Nëse merr një taksi në New York ka shumë shanse që shoferi të jetë i huaj. Pasagjerët përballen zakonisht me gjuhë nga i gjithë globi, nga spanjishtja tek gjuha urdu. Mund të duke çmenduri të jesh para faktit se drejtuesi i automjeti nuk e kupton se ku saktësisht duan të shkojnë personat që kanë hipur në taksinë e tij. A nuk duhet të flaksh anglisht? – pyesin shpesh pasagjerët drejtuesin e taksisë. Që nga e premtja përgjigja është ‘jo’. Rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi kanë hequr testin e anglishtes për marrjen e një licence taksie. Tashmë testi do të mbahet në gjuhë të ndryshme në bazë të rregullave të miratuara në prill nga Këshilli Bashkiak dhe të promovuara nga kryetari Bill de Blasio. Nisma bëhet me qëllim lehtësimin e qëndrimit në SHBA të emigrantëve që kërkojnë të kenë një punë.