Nostalgjia e Ledina Çelos…
Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka një karrierë mjaft të gjatë në skenën e muzikës shqiptare, pavarësisht se viteve të fundit nuk po merret shumë me muzikë. Kujtojmë që në vitin 2005, ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, me këngën e saj “Nesër Shkoj”, ku performoi në natën finale dhe pati mjaft sukses.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram disa fotografi, ku shihen skenat e performancës së saj në finalen e Eurovizionit. Ajo ka ndjerë nostalgji për atë periudhë, pasi edhe në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Më mungon ajo kohë”.
Please follow and like us: