Albspirit

Media/News/Publishing

Pensionisti kosovar fiton kundër Serbisë në Gjykatën e Strasburgut

Pensionisti kosovar fiton kundër Serbisë në Gjykatën e Strasburgut

Pensionisti 81-vjeçar Shaban Kelmendi, pas disa vitesh përpjekje, ka arritur ta mundë Serbinë në Gjykatën e Strasburgut.

Ai është ndër të paktët pensionistë që ka arritur të rikthejë në funksion marrjen e pensionit nga shteti fqinj, i cili ndali të gjitha kontributet e shqiptarëve të Kosovës.

Por, tash probleme i kanë dalë me Kosovën. Gjykata e Strasburgut, që në fillim të vendimit, kishte konstatuar se Serbia duhet t’i paguajë obligimet e mbetura ndaj pensionistëve kontributdhënës, pavarësisht se situata ka ndryshuar, raporton KTV.

Sipas të njëjtave dokumente, gjykata ka konstatuar se qeveria serbe duhet t’i paguajë disa prej palëve që tashmë janë ankuar në shumën prej 7000 eurosh. Por, e njëjta gjykatë kishte dhënë edhe disa kërkesa për autoritetet kosovare.

Nëse këto çështje zgjidhen, atëherë marrin fund pagesat e shtrenjta të pensionistëve për t’i nxjerrë paratë nga Serbia.

Pensionisti Kelmendi, pas fitimit të rastit, është autorizuar nga Federata Sindikale e Pensionistëve për të mbledhur dokumentacione për të gjithë pensionistët.

Ai thotë se Ministria e Punës nuk pranoi t’i jepte listën e pensionistëve, në mënyrë që të njëjtën ta dërgonte në Strasburg, me arsyetimin se ato janë sekrete.

Kjo e kishte shtyrë atë që ta padiste ministrinë në gjykatë për pamundësi qasjeje në dokumente zyrtare.

Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punës rreth çështjes së pensioneve, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

Please follow and like us: