Plasin grabitjet në Sarandë, biznesmenit i vidhen 40 milionë lekë
Mesnatë grabitjesh në Sarandë. Në fshatin Jerme, grabitësit kanë hyrë në banesën e biznesmenit Jani Bokollo, 42-vjec dhe kanë marrë kasaforten brenda së cilës ndodheshin 40 milionë lekë të vjetra.
Ndërsa në Ksamil, një grabitës ka hyrë në banesën e shtetasit J.Nika, ku ndodhej një pushues italian.
Ky i fundit është përleshur me grabitësin të cilit i ka rënë kapelja dhe thika që mbante në dore dhe është larguar pa marrë gjë.
Ndërkohë që një tjetër grabitje ka ndodhur edhe në lagjen nr.3 ne vendin e quajtur “Baxho” në Ksamil, në një banesë ku ndodheshin disa pushues nga Korça.
Please follow and like us: