Albspirit

Media/News/Publishing

Po në Shqipëri a s’duhet të marrin çmim?

 

motra6Që prej më shumë se 20 vjetësh Motrat gjermane Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhoch punojnë në mënyrë vullnetare në Fushë-Arrëz. Objektivi i punës së tyre është përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve dhe veçanërisht i fëmijëve dhe të rinjve.

Presidenti Federal Joachim Gauck, i ka nderuar për angazhimin e tyre personal me Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky është vlerësimi më i lartë për merita në angazhimin për të mirën e përgjithshme. Ambasadorja Susanne Schütz, në emër të Presidentit Federal, u dorëzoi atyre Urdhrin sot në ambjentet e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Ju përgëzojmë përzemërsisht!

Më shumë informacione për punën e Stacionit të Misionit Katolik në Fushë-Arrëz mund të gjeni në faqen: www.missionsstation-fushearrez.de

Please follow and like us: