Poeti norvegjez Knut Odegard do vizitojë Kosovën
Falë punës së palodhshme të Fahredin Shehut në artin e poezisë, jo vetëm se në gjuhën shqipe për herët të parë sillet poezia e Knut Odegard, ku poeti Odegard do të vij që ta promovojë këtë libër, shkruan KultPlus.
Në kuadëër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, gjatë 2-4 shtator që do të mbahet në Rahovec, do të promovohet libri i poetit të njohur Norvegjez, Knut Odegard, shkruan KultPlus. Librin “Gumëzhimë e letës, kërcim i salmonit” e përktheu poeti dhe përkthyesi ynë, Fahredin Shehu, njëherit edhe organizator i Festivalit. Botues i librit është Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi.
Falë punës së palodhshme të Fahredin Shehut në artin e poezisë, jo vetëm se në gjuhën shqipe për herët të parë sillet poezia e Knut Odegard, ku poeti Odegard do të vij që ta promovojë këtë libër.
Dr. Knut Ødegård është poet norvegjez i përkthyer në 33 gjuhë botërore. Është themelues i Festivalit Bjornson për Letërsi ndërkombëtare në Norvegji. Themelues i Akademisë Bjornson për Letërsi dhe liri të shprehjes, Norvegji. Anëtar i Akademisë Norvegjeze. Konsull i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë në Norvegji. Kapiten i radhës Islandeze të Skyfterit.
Kalorës i klasit të parë i Radhës së meritave të Mbretërisë Norvegjeze. Kalorës i Radhës ekuiestriale të Varrit të shenjtë në Jerusalem.
Disa nga librat e njohur të tij janë edhe: Fryma mbi Romsdal, përkthyer nga George Johnston, 1982, Missa, përkthyer nga Brian McNeil, 2002, Juda Iskarioti dhe poezi të tjera, përkthyer nga Brian Mc Neil, 2005, Gumëzhim blete- kërcim i salmonit, përkthyer në shqip nga Fahredin Shehu, 2016. Fitues i çmimit Norvegjez, Bastian Prize 2001, çmimi Jan Smrek Prize, 2011, Slovaki, Dobloug Prize nga Akademia Suedeze, 2009, Mihai Eminescu Prize 2015, Rumani etj. Jeton mes Reykjavik (Islandë) dhe (Molde- Norvegji).