Policia: Autobusit të LRI iu nxeh motori në Llogara. LSI: Lajmi i djegies, i pavërtetë
Policia thotë se me autobusin e LRI nuk ka patur pasoja. Sipas saj, rreth orës 13:50, në zonën e Llogarasë mjeti me të rinjtë e LSI, duke u ngjitur në këtë aks rrugor i është nxehur motori dhe ka ndaluar në vend. “U njoftua menjëherë shërbimi zjarrfikës por u kthye mbrapa sepse nuk ka probleme pasi i është ftohur motori dhe nuk paraqet asnjë rrezik të mëtejshëm për pasagjerët”, thuhet në një njoftim të policisë.
Reagoi edhe LSI për këtë ngjarjes, duke thënë gjithashtu se autobusi nuk ka marrë flakë.
“Lajmi qe qarkullon se ka marr flake autobuzi i LRI nuk eshte i vertete. Ne nje nga autobuzat e transportit qe sjell te rinjte e LRI ne Kampingun e Jales, eshte konstatuar nxehje e motorit por pas nje pushimi te shkurter te rinjte jane nisur me shume qetesi dhe dashuri drejt Kampingut. Ps:Jeta eshte me e qete me LSI dhe qe qejfi behet nga Rinia tek KAMPINGU I LRI. “Ne jemi standardi,te tjeret na ndjekin. E kuptojme shume mire qe te gjithe flasin per LRI dhe LSI ndaj eshte kthyer ne mode per te pasur klikime”, thuhet në njoftimin zyrtar e LSI.