Polifonia shqiptare në skenat e Francës/ “Janinës ç’i panë sytë” këndohet nga francezët
Një version i jashtëzakonshëm i këngës polifonike këndohet nga katër këngëtarë profesionistë francezë në Paris
Është kaq emocionuese të dëgjosh tek këndohet frëngjisht kjo këngë e mrekullueshme e polifonisë shqiptare. Janë mbresëlënëse emocionet, me të cilat këngëtarët francezë këndojnë këngën e bukur shqiptare. Më 25 nëntor 2005, “Iso-polifonia popullore shqiptare” ka hyrë në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.
Për të mbërritur në këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”.
Dy ditë më parë, 27.al publikoi një video ku shfaqet kori gjerman duke kënduar këngën e bukur shqipe, “Po vijnë krushqit maleve…”. Sot publikojmë këtë version kaq të bukur të këngës polifonike “Janinës ç’i panë sitë”, kënduar nga këngëtare francezë.